Çka duhet të ketë secila femër në çantë

Ekzistojnë 5 gjëra të rëndësishme të cilat duhet t’i keni në çantë, përveç telefonit, grimit dhe faculetave.

Çantat e femrave janë një parajsë e vogël, sepse nëse filloni të gërmoni në to,  do të gjeni çudira kozmetike. Po ju zbulojmë pesë gjëra që duhet t’i mbajë femra, përveç telefonit, grimit dhe faculetave…

Bombona

Hipoglikimia është gjendje e ulët e shtypjes së gjakut. Në raste të diabetikëve kjo thirret insulinë-shok. Simptomet janë nervoza, rrahjet e shpejta të zemrës, marramendja dhe shikimi jo i qartë. Por, edhe nëse nuk jeni me diabet, në çantë rekomandohet të mbani diçka të ëmbël, sepse të gjithë të paktën një herë e kemi provuar të ndjejmë nevojën e gjërave të ëmbla, dhe që kjo kafshatë e vogël mund të na ngrisë energjinë dhe të na e rrisë disponimin.

Prezervativë

Secila femër duhet të kujdeset për shëndetin, e prezervativët në çantë janë shenjë e kulturës seksuale. Disa hulumtime kanë treguar se një numër shumë i madh i njerëzve të moshës mbi 50 vjeç janë të sëmurë me infeksione seksualisht të transmetueshme. Për këtë, duhet të dini çfar të bëni.

Barëra kundër dhimbjeve

Përveç se mund të jenë shpëtim nëse ju kap i ftohuri, befasisht ju shtanget qafa, apo jeni me dhimbje menstruale, këto barëra mund edhe të jenë terapia e parë për sëmundje serioze.  Disa hulumtime të Universitetit Harvard këshillojnë që njerëzit që mendojnë se kanë gjakderdhje në tru, shpejt duhet të përtypin një aspirin 325 mg. Mjekët paralajmërojnë se aspirininën në këso raste duhet ta përtypni, jo ta përpini dhe menjëherë pas kësaj të kërkoni ndihmë mjeksore.

Peceta femrash

Nuk ka femër që të paktën një herë në jetë nuk e ka pyetur shoqen apo kolegen në punë a ka ndonjë pecetë më shumë. Përafërsisht të gjitha femrat e dinë dhe e përcjellin ciklin e tyre, por ndodh që shpesh hasin në befasi jo të këndëshme kur e shohin që i nevojitet një pecetë. Që të mos keni këso situatash dhe të jeni gjithmonë e gatshme, në çantën tuaj të stërngarkuar, gjeni edhe një vend për pecetën shpëtimtare.

Lapsi kimik

Kujtohuni sa herë keni patur nevojë për një laps kimik, ose sa herë nga ju e ka kërkuar dikush. Edhe pse në ditët e sotme nevoja për laps është më e vogël, mirë është që në çantën tuaj ta mbani një, asnjëherë nuk e dini kur ju nevojitet. Në telefon mobil mund të shkruani çka do të blini në dyqan, por gjithmonë është më e përshtatshme nëse në dorë e mbani letrën me sende që ju nevojiten. Të keni laps me vete do të thotë edhe për tjerët shumë pasi që jepni mesazh të një njeriu të rëndësishëm.

kosovarja.ch