21 ditë nuk ka pastruar fytyrën, ja se çfarë ndodhi!

Të gjithë e dijmë se për një lëkurë të bukur dhe rrezatuese është e rëndësishme që të pastrohet rregullisht. Secila femër ka rutinën e saj që i përmbahet, por çfarë do të ndodhë nëse ju nuk merakoseni dhe nuk e pastroni fytyrën tuaj për 21 ditë me rradhë?

Në fakt, këtë e ka provuar edituesja e bukurisë Augusta Falete. Ajo vendosi që për 21 ditë të mos venods grim, të mos e lajë dhe pastrojë fytyrën e saj. Lëkura e saj ishte krejtsisht normale, as e thatë dhe as e yndyrshme para fillimit të eksperimentit.

Dhe ja përvoja e saj pas 21 ditësh:

LËKURA MË ËSHTË BËRË E ASHPËR DHE E THATË

Ndryshimi më i madh është në cilësinë e lëkurës. Nëse ju nuk e lani apo pastroni fytyrën, shtresa e qelizave të vdekur mbetet në sipërfaqen e fytyrës dhe pas tre javësh cilësia apo tekstura e lëkurës dukshëm ndryshon. Vetëm pas 15 ditëve të para të eksperimentit, lëkura ime u ashpërsua dhe u bë e thatë. Pas kësaj, unë u riktheva në rutinën time të rregullt për pastrimin e fytyrës, dhe as për një javë të tërë lëkura ime nuk është rikthyer në normale.

LËKURA IME NUK ARRIN TË ABSORBOJË MË KREM HIDRATUES

Me ndryshimin e cilësisë së lëkurës sime, ajo ka ndaluar së absorbuari edhe çfardolloj kremi hidratues. Pavarsisht nëse është formë xheli, kremi, serumi apo losioni, lëkura ime ishte ashpërsuar aq shumë saqë nuk ndihmonte asnjë preparat për ta hidratuar sërish.

Përfundimisht, kam mësuar se produkti apo preparati më i rëndësishëm për lëkurën është pastrimi i saj (piling).

Pra, mos harroni që të pastroni fytyrën tuaj rregullisht dhe asnjëherë mos flini me grim në fytyrë.

kosovarja.ch