Sekretet e bukurisë ruse: Vodka-tonik për fytyrë

Nëse keni problem me fytyrë të yndyrshme, këtë mund ta zgjidhni me ndihmën e një truku. Fjala është për tonikun nga vodka të cilin mundeni ta bëni edhe vet në shtëpi

Ekziston një zgjidhje e thjeshtë për femrat të cilat kanë telashe me fytyrën e yndyrshme. Në pyetje është një reçetë e thjeshtë shtëpiake, e cila bëhet, besoni apo jo, nga vodka.
Kjo pije është e përkryer për dezinfektimin e fytyrës, e poashtu është e mirë edhe për tharjen e poreve, dhe në kombinim të këtyre dy përbërësve, mund të bëjë një preparat shumë efikas për pastrimin e fytyrës

E gjitha që ju duhet për ta bërë këtë tonik janë përbërësit e mëposhtëm:

  • Shishe plastike me spërkatës
  • ujë i destiluar
  • Vodka
  • Ruzmarinë

Pasi të keni mbledhur përbërësit filloni përgatitjen. Në shishe hudhni ujin e destiluar, shtoni pak vodkë, hudhni degën e ruzmarinës, përziejini dhe lereni tretësirën të qëndrojë për disa orë. Toniku ruhet në frigorifer, vendoset në mëngjes dhe mbrëmje, pas pastrimit të fytyrës, dhe assesi nuk guxoni që ta hudhni në sy.

kosovarja.ch