Të hani ushqim të shëndetshëm në mëngjes është shprehi e cila do t’ju ruajë shëndetin. Palpetat indiane ju ofrojnë një kombinim të shkëlqyer të lëndëve ushqyese të shëndetshme.
Ju duhet diçka që do t’ju mbrojë, që është e mirë për tretje dhe nuk përmban mish? Fjala është për ushqimin që quhet palak thepla (spinaq), i cili përgatitet me melmesa të cilat i japin një shije të mrekullueshme këtyre palpetave.
Përbërja:
- 2 gota (prej 250 ml) miell
- 1 gotë spinaq të imtwsuar
- 3 lugë kos
- 1 lugë vaj
- Krypë sipas dëshirës
Shtesa 1:
- ½ luge fara kopër
- 2 speca djegës, të prerë imët
- ½ luge pluhur shafran të Indisë
Ose shtesa 2:
- 2 thelba hudhre, të pa thërrmuara
- 1 spec djegës, i prerë imët
- 2 lugë majdanoz të imtësuar
- Vaj për fërgim
Përzieni miellin, spinaqin, kosin, vajin dhe krypën, pastaj shtoni kësaj përzierje edhe shtesat 1 ose 2 (siç janë shënuar më lartë). Nga përzierja do të fitoni brum gjysëm të butë, shtoni ujë nëse është e nevojshme. Shtypne brumin pak me duar (në sipërfaqen e bërë më miell), mbulone dhe lëreni të rrijë ashtu 10 minuta. Nga brumi i fituar formoni 6 – 7 toptha të madhësisë së njejtë (sa limonët e vegjël). Hapeni brumin me okllai (hotllogi) në madhësi të një pjate. Ngrohne tiganin, me vaj lyeni pak të dy anët e “palpetës”, dhe pjekni ato në temperaturë mesatare në të dy anët, derisa të skuqen. Rendisni në pjatë dhe mund t’i hani me djath, krem, kos ose me salcë sipas zgjedhjes tuaj. Mund t’i plotësoni dhe t’i mbështillni edhe në formë të palpetës.
kosovarja.ch