-2.1 C
Priština
More

    Depresioni

    spot_imgspot_img

    Depresioni është aq i vjetër sa edhe vet njerëzimi. Konsiderohet të jetë në listën e sëmundjeve jo vetëm më të hershme që janë përshkruar në historinë e mjekësisë, por edhe në çrregullimet mendore më të shpeshta që janë të populluara sot. Fjala „depresion“ rrjedh nga gjuha latine – depressio vjen nga deprimere, që do të thotë nxitje, shtytje, apo zhytje.

    Për momentin, depresioni për gratë është problemi aktual shëndëtsor numër dy, kurse në popullsinë totale rradhitet në vendin e katërt. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni deri në vitin 2020 do të bëhet problemi i dytë global shëndetësor, kurse nëse e shikojmë vetëm popullsinë femërore, do të jetë problemi shëndetësor numër një. Kjo është për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të individëve në depresion, i cili monitorohet që nga viti 1910 e këndej.

    Së paku çdo i dhjeti njeri, ka shans, që së paku një herë në jetë të vuaj nga depresioni. Kjo mund të lajmërohet që nga fëmijëria deri tek të moshuarit, e veçanërisht është e ndieshme për moshën e mesme. Depresioni shkakton vuajtje të thellë, dhe shumica e ekspertëve pajtohen se kjo është përvoja më dhimbshme jetësore me të cilën mund të përballet njeriu.

    Depresioni është shumë më shumë se vetëm një trishtim.

    Në qoftë se trishtimi (vuajtja) lajmërohet pa asnjë arsye apo është në disproporcion me kauzën, në qoftë se nuk ndalon apo rishfaqet, në qoftë se e kemi vështirë që të punojmë, të shoqërohemi, të flejmë, me një fjalë nuk i gëzohemi jetës, atëherë kjo nuk është më “një humor i keq”, nuk është pikëllim i zakonshëm, por është DEPRESION.

    Depresioni është një çrregullim serioz mendor, një sëmundje e vërtetë që duhet të trajtohet. Ajo kërkon trajtim, sepse ndikon në tërë jetën e pacientit, dhe në qoftë se nuk trajtohet, bëhet edhe më keq. Për shkak të injorancës së kësaj sëmundjeje, shpesh herë nuk i njohim as njerëzit që vuajnë prej saj. Depresioni, ndër të tjera shkakton probleme martesore, familjare, vështirësi profesionale dhe sociale. Është një sëmundje me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Të dhënat tregojnë se deri në 15% të njerëzve në depresion, bëjnë vetëvrasje. Prandaj, depresioni kërkon një qasje serioze, si: diagnozë të hershme dhe trajtim të menjëhershëm, për të shmangur efektet e dëmshme të mundshme.
    /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...