-3.2 C
Priština
More

    Pulë mbretërore në sos krem

    spot_imgspot_img

    Ju nevojitet diçka e thjeshtë, e shijshme, ndërsa në dukje mbretërore? Atëherë provoni çfarë shije ka kjo pulë në sos krem.

    Reçeta është shpërndarë në bllogun Justgetoffyourbuttandbake. Përgatitja është shumë e thjeshtë. Kjo drekë nuk është e shtrenjtë, ndërsa mund ta shërbenit pa turp edhe para mbretit!

    Përbërësi:

    • 4-6 copa gjoks pule, pa eshtra e lëkurë
    • 4 deri 6copa djathë provolone (apo ndonjë tjetër lloji djathi të fortë)
    • 4 deri 6 copëza mish të terur
    • Pak miell (gjysmë filxhani) për të ngjyer pulën

    Sosi:

    • 1 filxhan (nga 250 ml) qumësht
    • 1 filxhan ajkë për zierje
    • 1 filxhan supë pule – supë e pastër
    • 1 ½ filxhan cedar apo ndonjë djath tjetër të fortë të bërë me rende
    • 1/2 filxhan parmezan (nuk është i domosdoshëm)
    • 2 lugë gjalpë
    • 2 lugë plot me miell
    • 1/2 lugë qepë pluhur (apo të kavërdisur)
    • 1/2 lugë piper
    • 1 lugë krip
    • Pak spec të kuq të bluar
    • 2 lugë sheqer

    Gjoksin e pulës ndaras e leni në mes të dy copave të letrës së aluminit dhe shtypeni me çekan kuzhine – që të fitoni shniclla të holla. Bëni me krip e piper, dhe në secilën pjesë vendosni nga një copë djathë dhe një copë mish të terur. Mbështilleni mishin (nëse është nevoja mbylljani fundet) dhe fundet mbyllini me rrëmojëse. Secilën rrollne bëjeni me miell. Në një tigan më të thellë nxeheni vajin pak në temperature të mesme, dhe fërgoni rrollnet e pulës në të dy anët shkurt- vetëm pak të marrin ngjyrë. Lërini anash.

    Bëni sosin. Në një tenxhere në temperaturë të mesme shkrini gjalpin, shtoni kripë, piper, qepën dhe sheqerin. Të gjitha mirë përziejini, më pas shtoni miellin dhe shpejt përziejini deri sa të fillojnë të paraqiten disa tullumbace. Shtoni edhe bujonin, ajkën, qumështin dhe vazhdoni të përzini deri sa masa nuk zien në temperaturë të mesme-për rreth 10 minuta. Zvogëloni temperaturën në më të voglën, dhe shtojani djathin në rende. Përzieni mirë derisa të fillojë të bëhen kremoze. Nëse ju duket shumë i trashë shtoni pak qumësht.

    Në tepsi të bërë me vaj (më së mirë në tepsi të xhamit) rreshtoni lehtë rrollnet e fërguara, dhe mbulojini me sos, të cilin e keni bërë. Mbulojini me folje, dhe piqini në furrë të nxehtë na 180C, për 60 minuta derisa pula të zbutet.

    Në vend të sosit: për më thjeshtë mund të përzini supë kremoze nga kërpudha dhe 1 filxhan qumësht, dhe me këtë të mbuloni rrolet e mishit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...