Shumica e njerëzve stërviten për arsye se dëshirojnë të kenë muskuj më të formuar dhe vijë më të bukur trupore mirëpo shumë pak njerëz e kuptojnë se stërvitja sjell edhe beneficione tjera për ata.
Mund të ju bëjë më të mirë në seks. Ekspertët kanë konstatuar se aktiviteti i rregullt fizik nxit epshin tek ju.
Lufton me sëmundje të shumta. Kanceri i gjoksit, sulmet në zemër, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, të gjitha këto mund të mbahen larg në mënyrë natyrale, vetëm duke ushtruar.
Mund të ju sjellë më shumë të ardhura. Një studim ka treguar se personat që rregullisht stërviten kanë rrogë më të madhe për 9% në krahasim me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Ju ndihmon të fleni si një foshnje. Të gjithë kemi të qartë se personat që stërviten bëjnë gjum më kualitativ se ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Ju heq toksinat e alkoolit. Stërvitja është një mënyrë e mirë për t`u rikuperuar nga pirja e alkoolit pasiqë i largon toksinat përmes djersitjes.
Forcon lidhjen tuaj. Sipas një studimi, stërvitjet e përbashkëta me partnerin e forcojnë lidhjen tuaj dhe e rrit intimitetin në një nivel tjetër.
Ju ruan nga rrudhat. Një studim ka treguar se personat në të dyzetat që janë stërvitur rregullisht kanë kompozicion të ngjashëm të lëkurës me personat në të 30` apo 20`.
Ju bën një person më të lumtur. Stërvitjet ju japin endorfinë, endorfina ju bën më të lumtur.
Ju ndihmon të kënaqeni me jetën tuaj dhe me punën tuaj. Një studim tjetër ka treguar se njerëzit që stërviten rregullisht gjatë javës kanë më tepër vetëbesim në balansimin e punës së tyre sesa njerëzit tjerë.
Ua përforcon trurin. Një studim neurologjik sugjeron se nivelet e larta të aktivitetit kardiak në moshë të re, mes 18 deri në 30, ndikon në përmirësimin e aktiviteteve kognjitive 25 vite më vonë.
kosovarja.ch