Disenjatorja e njohur Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your Color”, shkruan KultPlus.
Ky koleksion me mbi 40 kreacione, në brendinë e saj përçon mesazhe gëzimi, optimizëm dhe gjallëri, dhe është koleksion shumë femërorë.
Në koleksionin e prezantuar dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me këto materiale; sedefe me dizajne të ndryshme, dantella me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te, poashtu një pjesë e këtij koleksioni është krijuar edhe me punë dore.
Të bashkangjitura disa pamje fantastike, ku duket se Llapashtica e gjithë kreativitetin e saj ka derdhur në këtë koleksion.