Si ta bëni partnerin t’ju dashurojë pafundësisht: Detaje që nuk duhet ti harroni

Këto detaje të vogla duhet ti keni parasysh çdo ditë nga jeta juaj…

Për një marrëdhënie në harmoni nuk është e mjaftueshme vetëm fakti se ju duheni dhe keni një kimi të caktuar brenda jush, shkruan faqja Cosmopolitan.

Është shumë e nevojshme që kjo marrëdhënie të përcillet vazhdimisht nga detaje të vogla që mbajnë vrullin dhe shkëndijat e dashurisë në lidhjen tuaj.

Kujtimet e fillimit të lidhjes.

Rikujtimi i mesazheve simpatike që i keni dërguar njëri-tjetrit, apo puthja e parë në fillim të lidhjes, janë gjëra të vogla që do të shkrijnë jo vetëm zemrën tuaj, por edhe atë të partnerit.

Ndonjë detaj i vogël që tregon se e kujtoni atë.

Kjo mund të jetë diçka që ju bleni pa ndonjë arsye të veçantë. Kjo nënkupton shumë sepse kështu i tregoni se ju mendoni për atë edhe kur nuk është pranë jush. Kjo është një ndjenjë që do ta impresionojë partnerin.

Kur përgatitni një drekë apo darkë për të.

Sepse mënyra më e mirë për ta përfituar zemrën e partnerit është përmes stomakut të tij. Dhe, ndoshta përgatitja apo gatimi i ndonjë ushqimi të preferuar të tij është kur kthehet i lodhur nga puna dhe gjen për të ngrënë diçka që ju e keni bërë me përkushtim.

Të zgjohet pranë jush.

Ndoshta disa meshkuj nuk parapëlqejnë të tregojnë këtë fakt, por shumica e meshkujve pranojnë se pjesa më e preferuar e tyre është kur zgjohen pranë personit të dashur. Pavarsisht nëse zgjohet në mes të natës, në mëngjes, kur ju sheh të shtrirë pranë krahërorit të tij, mënjëherë ngushëllohet.

Kur silleni butësisht me fëmijët.

Nuk ka rëndësi nëse fëmija është i motrës suaj apo mikut më të mirë. Kur ai ju sheh në fytyrë duke mbajtur ju në krah ndonjë fëmijë, mënjëherë i kalojnë mendimet dhe imazhet nëpër kokë se si do të ishit një familje e përkryer në të ardhmen.

Kur i përkushtoheni tërësisht atij.

Ka ethe, dhimbje dhe vazhdimisht rënkon që nuk gjen force dhe vullnet për asgjë. Por, ai është shumë mirë i njoftuar për faktin se ju e pastroni shtëpinë, ia mblidhni faculetat e pista, i përgatitni çaj të ngrohtë dhe çdo gjë tjetër për të cilën ai ka nevojë.

Bashkpunoni në lojëra të ndryshme.

Për shembull rrahja e fortë me jastëqe, ndjesia e pickimit apo gudulisjes në raste të caktuara, ulëritje nga ngacmime të shumta dhe të qeshura pa kufij së bashku…Megjithëse nuk bëni asgjë në veçanti, këto detaje vlejnë shumë për t’iu gëzuar momenteve së bashku.

Marrëdhënie të mirë me prindërit e tij.

Gjëja e fundit që një mashkull dëshiron në një lidhje me një vajzë, është kur ajo kundërshton familjen e tij dhe i shikon me përbuzje…Kjo është një arsye e mirë që ju të silleni këndshëm dhe t’ia përfitoni zemrën.

kosovarja.ch