Sytë me ngjyrë të artë – ‘hit’ i vjeshtës

Përpiquni që këto ‘hije’ të jenë pjesë e kompletit të ‘make-up’-it tuaj, sepse janë armë e domosdoshme kundër ditëve të ftohta dhe të zymta që po vijnë, kurse syve tuaj i japin pamje të mahnitshme

Si një ‘yll’ e qilimit të kuq shetitni shiqimin entuziazmues i cili do ti robërojë dhe shkrijë zemrat e meshkujve në ditët e ftohta që po vijnë. Me grim të artë thithni një dozë të joshjes dhe shndërrohuni në një grua fatale për këtë vjeshtë.

Sytë theksoni me hije të artë

Pas përgatitjes së fytyrës (me korrektor dhe pudër), vazhdoni me grimin e syve. Hija e artë do ti theksojë ata dhe do të duken më të mëdhenj dhe më të ndritshëm. Hijen aplikoni, në varësi të stilit tuaj – vetëm në qepallën e sipërme apo krijoni një ‘smokey eye  të artë’ në kombinim me ngjyrë kafe ose ngjyrë bronzë. Gjithashtu është interesant edhe ideja në vijim – aplikoni një hije të artë më të lehtë kremoze në këndin e brendshëm të syrit, dhe pastaj në kapakun poshtë, nëpër linjën e qerpikëve aplikoni hije të artë pluhur – dhe shtrijeni mirë. Hija e artë shkon shkëlqyeshëm edhe me ‘tush’ për sy ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafe.

Sytë e artë – hap pas hapi

Ju nevojitet hije ngjyrë bronzi apo kafe e ngrohtë, hije ari ‘xixëlluese’, hije e bardhë ‘perlë’, ‘tush’ për sy i zi, laps i butë i zi, bojë për vetulla, rimel i zi dhe çdo gjë tjetër që përdorni për fytyrë – bazë, skuqës …

Hapi i 1. Filloni duke i dhënë thellësi syve me ndihmën e hijes së bronzit apo ngjyrë kafe. Me brushë precize aplikojeni në lakun e qepallës së sipërme, në mënyrë që pjesën e jashtme e ngrihni lart (kah vetullat), – si kur bëni „cat eye” (‘sy mace’) me ‘tush’ për sy.

Hapi i 2. Pastaj me brushë më të madhe për hije mbi tërë kapakun e qepallës aplikoni një hije ari ‘xixëlluese’.

Hapi i 3. Kaloni përsëri në hijen bronzë/ngjyrë kafe dhe lidheni ngjyrën prej lakut deri në skajet e jashtme, duke theksuar një formë joshëse të „cat eye“.

Hapi i 4. Duke përdorur brushën lidhni këto dy nuanca ashtuqë kalimi nga njëra ngjyrë në tjetrën të jetë gradual.

Hapi i 5. Hijen bronzë/ngjyrë kafe aplikoni edhe përgjatë vijës së qerpikëve të poshtëm. Pastaj në tehet e kapakut të sipërm pranë qerpikëve, aplikoni ‘tushin’ për sy edhe atë ashtu që linja të jetë më e gjërë kah skajet e jashtme të syrit. Skajin e brendshëm të kapakut poshtë, shkruani me laps të zi për sy. Këndin e brendshëm të syrit dhe pjesën poshtë vetullës theksoni me hije të ndritshme të bardhë, e cila do të „hapë“ shikimin. Përfundoni me të paktën dy shtresa të bojës për vetulla.

Kur të përfundoni me ‘make-up’-in e syve në faqe aplikoni skuqësin ngjyrë pjeshke. Sipas dëshirës në pjesën më të lartë të mollëzave, aplikoni një rreze flakëruese të skuqësit të artë, që edhe më shumë të nxjerrni në pah bukurinë e fytyrës dhe të gjitha përfundoni me buzëkuqin tuaj të preferuar.

kosovarja.ch