1.7 C
Priština
More

    Kuptojini: 10 burimet e erës së pakëndshme

    spot_imgspot_img

    Ndoshta ju ndodh që trupi juaj ndonjëherë të kundërmojë erë të keqe, e për këtë nuk mund të dini shkakun. Tushi nuk ndihmon, deodorantet njejtë. Mësoni pse…

     1) PUNA SHUMË STRESUESE

    Ndjenjat e njohura: Ju ka tronditur biseda me shefin, në të cilën ju ka kumtuar që mund të jeni e larguar nga puna, zemra juaj rrah shpejt, më shpejt merrni frymë dhe fshieni djersëm e duarve tuaja për pantollona. Nervoza aktivizon lirimin e kartizolës, hormoni i stresit, i cili ju ndihmon që të përgaditeni dhe të mësoni të merreni me situate të rënda. Fatëkeqësisht, kortizoli rrit edhe aktivitetin e gjëndrrave të djersitjes. Djersa vetvetiu kundërmon erë të keqe, e kur në të janë edhe bakteriet e gjalla që jetojnë në lëkurën tuaj, atëherë filloni të kundërmoni erë nga jashtë, aq keq sa ndiheni edhe brenda.

     2) DRIDHJET E NIVELIT TË SHEQERIT NË GJAK

    Era e ëmbël e keteoneve në frymëmarrjen e personit, kjo është e njohur si problem i lidhur me nivelin e sheqerit. Në të shumtën e rasteve është diabeti,por mund të jenë edhe pasoja të hipoglikimisë. Edhe pse ‘ëmbël’ tingllon bukur në teori, kjo erë në të vërtet mund të jetë e rrezikshme. Nëse niveli i sheqerit luhatet shumë në cilindo drejtim, kjo mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj e mund të sjell edhe vdekjen. Kjo është njëra prej erës në trupin tuaj që kurr nuk duhet ta injoroni.

    3) BARËRA KONTRACEPTIVE

    Doza e madhe e hapave, si ato me receta apo pa, kanë efektet anësore të cilat mund të nxisin tajitje të rritur të djersitjes. P.sh. disa tableta për kontrollim të lindjes shkaktojnë tharjen e gojës, që mund të bie deri tek krijimin i squfurit në gojën tuaj. Squfuri është i njohur për erën e “vezëve të prishura’. Gjithashtu, edhe ilaçet sic janë acetaminophen, antidepresivët dhe barërat për dieta, të gjitha këto mund të shkaktojnë djersitje. Nëse jeni të shqetësuar, gjithmonë lexoni udhëzimet e barërave që merrni.

    4) PROBLEME ME ‘JASHTËQITJEN’

    Përzierja e ushqimit me fibra sjell deri tek jashtëqitja me erë të keqe, e përdorimi i pakët i fibrave sjell deri tek kapsllëku, i cili nuk shkakton vetëm fryerje , por ndikon edhe në erën e trupit në përgjigjësi. Era e rëndë mund të çojë deri aty që toksinat të lirohen me anë të sistemit të tretjes dhe të shakaktojnë erë të rëndë e të pakëndëshme.

    5) MUNGESË E VITAMINAVE DHE MINERALEVE

    Magneziumi është me siguri minerali që më së pakti i japim rëndësi në dietat tona, që nuk është aspak mirë, sepse shkencatrët çdo ditë po zbulojnë se sa i rëndësishëm është ky vitamin për forcë dhe memorie. Magneziumi mundet gjithashtu t’ju ndihmojë në uljen e nivelit të erës së trupit tuaj, të cilat i ka zbuluar dr. Pjete Delbe që nga viti 1928.

    6) USHQIMI I FËRGUAR

    Qepa dhe hudhra, këri dhe mëlmesat tjera bëjnë djersën tuaj më të fortë e edhe patatet e fërguara ndikojnë në këtë drejtim. Vaji për pjekje mund që shpejtë të prishet dhe kështu vjen deri tek tretja e rëndë, e bashkë me këtë edhe era e rëndë e trupit.

    7) BOMBONAT E GOMËS

    Baktreriet janë edhe një shkaktar tjetër i erës së keqe. Ata i duan bombonat e gomës njësoj si edhe ju. Nëse do të hani ëmbëlsira shumë, nuk do të ketë pasoja vetëm linja juaj, por seqeri i përpunuar mund veprojë si tharmi i bukës dhe në këtë mënyrë bëhet sheqeri në alkool, e atëherë me siguri që nuk do të mbani erë të mirë. Si pasojë shtesë në zorrë formohet gaz, i cili gjithashtu bëhet burim i erës së keqe.

    8) INFEKSIONE TË TRAKTIT URINAR

    Infeksionet e traktit urinar gjithmonë janë të pakëndshme, por shumë gra nuk i dinë shenjat e para të infeksioneve. Amonijaku i fortë ose edhe erërat. Urina juaj mund të tretë erën e keqe, por infeksionet nuk do të ndalen e sidomos nëse provoni të mos kryeni nevojat për shkak të dhimbjeve, e atëhere era e keqe e amonijakut mund të dal nga poret tuaja dhe të hap problem të dyfishtë. Nëse dyshoni që keni infeksion urinar, menjëherë lajmëroni doktorin. Antibiotikët janë shumë të mirë në largimin e infeksioneve dhe ndalojnë problemet e mëtejshme.

    9) DEODORANTËT

    Mund të duket kontradiktore, por gjësendet që i përdorni për të larguar erën e pakëndëshme mund të kenë efekt të kundërt. Përbërësit e disa antiprespirantëve, deodorantëve, shampo trupi, spreja për trup e losione, mund të nxisin erën e keqe duke ushqyer bakteriet. Shumë doktorë të mjekësisë së përgjithshme, këshillojnë pacientët të provojnë të lahen vetëm me ujë dhe këtë ta praktikojnë deri ku djersa vetvetiu nuk ka më erë. Nëse kjo nuk ju ndihmon, mund të provoni me lëng limoni të përzier në ujë dhe uthull molle. Thartira ndalon zhvillimin e bakterijeve, e ato janë shkaktarët kryesorë të erës së keqe.

    10) DIETA ME NIVEL TË ULËT TË KARBOHIDRATEVE

    Për shakak të përbërjes kimike të trupit të njeriut, disa njerëz nuk mund të tresin lehtë ushqimin: peshku, vezët dhe bimët, e si rezultat i këtyre shfaqet era e keqe që ngjan në ‘erë peshku’ e që mund t’ju vë në pozita të pakëndshme. /kosovarja.ch/

     

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...