Novelistja Norman Mailer shkruan në librin e saj “The Dark Peek” se është ligj i jetës që “duhet të rritemi apo ngritemi ose të mbetemi të njejtë”.
Shumë e vërtetë, edhepse shumë njerëz besojnë se kush jeni – në mënyrë specifike tregon edhe personaliteti juaj, dmth ai është fiks. Në fakt, të menduarit shumë më konvencional në psikologji përshkruan se personalitetet tona mbeten konstante.
Por, kjo nuk është e saktë: në njëfarë mënyre, ne jemi gjithmonë në ndryshim dhe zhvillim – për të mirë apo për të keq. Shumë prej profesionistëve të shëndetit mental janë dëshmitar për ato që ndodhin në mesin e pacientëve tanë. Mbani mend se ajo çfarë mund të bëhemi, përcaktohet nga ajo se çka jemi për momentin, nga lloji i njeriut që jemi përbrenda, cilësitë që ne i shprehim në përditshmëri, marrëdhëniet dhe aspiratat.
Është mirë të shihni disa nga hulumtimet e bëra kohëve të fundit ku vërtetohet kapaciteti jonë për të ndryshuar dhe rritjen e dimenzioneve të personalitetit tonë. Ndryshimi ndodh nga vetëdija se cilin aspekt të personalitetit tone dësirojmë ta zhvillojmë dhe për të praktikuar shumë që ta arrijmë në jetën e përditshme.
Një shembull: hulumtuesit në Univerzitetin Illinois kanë kryer një studim për të testuar shkallën e rritjes së një tipari të veçantë të personalitetit të tyre për një periudhë 16 javëshe. Hulumtimi i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology zbuloi se, pjesëmarrësit që dëshironin për të ndryshuar disa dimenzione nga vetja e tyre, e bënë me të vërtetë këtë, për dallim me ata që shfaqën më pak interes. Hulumtuesit e vunë në dukje se rezultatet ishin modeste dhe se tiparet e personalitetit të njerzëve dhe sjelljet e përditshme kanë tendencë për të ndryshuar atëherë kur njerëzit shfqain dëshirë dhe qëllim për ndryshim.
Këtu shpjegohet se qëllimet na shpiejnë në ndryshime në sjellje, gjë që na çojnë në ndryshime në vet-koncept, që nxit edhe më shumë ndryshimin e sjelljes.
Unë mendoj se kjo thekson rëndësinë e të paturit një vizioni shumë më të zhvilluar për vetveten; disa aspekte apo dimenzione për personalitetin tuaj që ju e aspironi më shumë. Kjo ka efektin sikur të shtyheni apo tërhiqeni nga një magnet për shprehjen e cilësive ndaj vetes.
Në mënyrë të ngjashme, një studim tjetër i kryer në Univerzitetin e Mançesterit kanë gjetur prova se personaliteti i njeriut mund të ndryshojë në një shkallë të konsiderueshme me kalimin e kohës. Dhe, se ndryshimet më të vogla shpiejnë drejt mirëqënies së madhe personale – madje kjo ndikon në rritjen e të hollave ose avancimin në karrierë.
Kemi arritur në përfundim se personalitetet tona mund të ndryshojnë me kalimin e kohës – diçka që është kosnideruar si e pamundur deri tani. Hulumtimet tregojnë se duke u fokusuar në atë se kush jemi dhe se si lidhemi me botën rreth nesh, ka potencial për të zhbllokuar përmirësime të mëdha në mirëqenien tonë.
Madje, edhe tiparet fikse si ankthi social janë zbuluar se mund të ndryshojnë kur personi përpiqet për të shërbyer një person tjetër në njëfarë mënyre. Ky studim, i botuar në Motivation dhe Emotion, ka zbuluar se angazhimi në akte apo veprim që ndihmon në përfitimin e njerëzve tjerë, ndikon në zbutjen e ankthit. Në fakt, u zbulua se të bërit mirë për të tjerët ndihmon këta persona me ankth social që të shoqërohen më shumë, në mënyrë pozitive dhe të kënaqshme.
Pra, çfarë ndihmon në ndryshimin e ndërgjegjshëm dhe rritjen e dimenzioneve të personalitetit tuaj? Këtu po ju paraqesim disa ushtrime që ia vlen ti praktikoni:
- Identifikoni dhe renditni disa cilësi të vetës suaj që ju besoni se i posedoni, por që kanë mbetur të pazhvilluara ose në gjumë, e që keni dëshirë për ti forcuar dhe zgjeruar.
- Për secilën prej tyre, parashikoni se si do të duket nëse ju e materializoni këtë cilësi të personalitetit tuaj në jetën e përditshme – në lidhjen tuaj me partnerin, në punë, në qëndrimet tuaja emocionale.
- Përshkruani veten në mënyrë të zgjeruar përmes 1-2 paragrafeve dhe fotove.
- Reflektoni mbi atë që duhet të bëni çdo ditë për të forcuar atë dimension, psh. si forcimi i një muskuli të ri.
kosovarja.ch