Rregullat e mirësjelljes nuk janë një formalitet nga një kohë e kaluar por janë një rregullore e bërë për të gjitha kohërat, që njerëzit të jenë të rehatshëm me prezencën tonë.
Ne i përmbledhëm disa nga rregullat moderne të sjelljes, e të cilat mund të mos i keni ditur.
Në internet
- Mos i ngacmoni miqtë dhe kolegët me foto nga hoteli ku qëndroni e që tregon temperaturën. Është më mirë që të shkruani një përshkrim të shkurtë për vendin nga ku postoni.
- Mos diskutoni tema që kanë të bëjnë vetëm me juve dy, në murin e profilit të mikut apo në komente- ekzistojnë edhe mesazhet private për këtë gjë.
- Mos i bëni tag miqtë në foto të këqija
- Mos përdorni shkronja të mëdha të shtypit, i ngjan sikur jeni duke bërtitur
- Mos e teproni me hashtag, bëjnë që postimi juaj të duket i ngarkuar
- Mos postoni më shumë se 3 foto në ditë në Instagram, 5 tolerohen nëse jeni në pushime.
- Nëse i dërgoni ndokujt ftesë për miqësi, është më mirë që të shkruani se kush jeni dhe arsyen e ftesës.
- Fotot e ushqimeve tanimë janë bërë demode dhe një shaka në rrjete sociale. Mirëpo kanë 3 përjashtime: nëse ju e keni gatuar ushqimin, nëse ka ndonjë tregim të lidhur me atë ushqim, nëse ushqimi është me të vërtetë i pazakontë.
Përshëndetjet
- Për përshëndetjet verbale, meshkujt përshëndesin femrat, të rinjtë më të moshuarit, inferiorët- superiorët
- Personi të cilit i prezentohet një i huaj e zgjat i pari dorën, në këto raste femra i jep dorën mashkullit, i moshuari të riut. Mirëpo shefi gjithmonë është ai që jep i pari dorën.
- Cilido të jetë statusi juaj, kur futeni në dhomë i përshëndetni së pari të gjithë
- Kur prezantoheni para njerëzve, jepni ca informata për njëri tjetrin.
- Një mashkull duhet të heq dorëzën që të ofrojë dorën për përshëndetje.
- Kur futeni në taksi, përshëndeteni shoferin
- Nëse personi që futet në dhomë i jep dorën një personi të ulur, i dyti duhet të ngritet në këmbë pasiqë përshëndetja ulur është sjellje e keqe.
- Nëse shoqëruesi juaj përshëndet një të huaj, edhe ju duhet të bëni të njejtën
- Kurrë mos e ofroni dorën në tualet apo në daljen nga ai. Zakonisht shmanguni nga përshëndetjet me duar nëse duart janë të lagura apo të pista ose jeni duke mbajtur diçka të rëndë. Është më mirë të kërkoni falje për pamundësinë të zgjatni dorën.
- Mos shtrëngoni duart matanë tavolinës.
Në shtëpinë e dikujt
- Mos pranoni një ftesë me pyetjen “kush do të jenë atje” pasiqë është shumë e pasjellshme
- Nëse keni mysafir, fikeni TV-në dhe rrini larg nga PC-ja.
- Kur jeni mysafir diku apo keni mysafir në shtëpi, mos flisni në telefon më gjatë se pesë minuta
- Në fillim, mysafirëve tregoju tualetin ku mund të lajnë duart e pastaj u tregoni dhomat tjera
- Nëse të gjithë të ftuarit janë në tavolinë, pritet i zoti i shtëpisë për të filluar me hajen
- Në fillim të prezantimit në këmbë, ku secili përshëndet secilin, është më mirë të mbani një pije të ftohtë në dorën e majtë pasiqë dora e djathtë do të jetë e djersitur dhe e ftohtë, dhe kjo gjë nuk është e hijshme në një shtrëngim duarsh.
- Nëse ikni nga ahengu, përshëndetuni vetëm me nikoqirët pasiqë largimi juaj mund të jetë sinjalizim që edhe të tjerët të ikin.
Në restorant
- Është e pahijshe t`i bashkangjiteni një miku në tavolinë me një të panjohur. Mund ta bëni këtë vetëm me ftesë.
- Nuk është e rekomanduar të kërkoni llogarinë nëse partneri nuk ka përfunduar me hajen
- Është e papranueshme të përdorni pecetë letre në vend të facoletës
- Nëse një haje është servuar me sos në një enë tjetër, merrni nga sosi në enën tuaj apo kërkoni për sos personal pasiqë nuk zhytet ushqimi në sosin e paramenduar për të gjithë.
- Mos përzgjedhni copën më të mirë të ushqimit të ofruar në pjatë, merrni copën që është më afër jush.
- Mos hidhni pije nga shtamba vetëm për vete, ofrojani edhe njeriut afër.
Në telefon
- Mos përdorni mesazhe për të dërguar lajme të rëndësishme
- Gjithmonë fikeni zërin kur jeni në teatër, librari, kinema apo amfiteatër.
- Nëse personi nuk e kap celularin edhe pas ziles së pestë, mbylleni celularin.
- Nëse jeni duke biseduar me miqtë është në rregull të shikoni celularin. Mirëpo nëse duhet të merrni apo bëni nëj telefonatë, është më mirë të largoheni ca metra të mos shqetësoni askend.
- Nëse nje lidhje është ndërprerë, thirrësi i parë duhet të thirrë sërish.
- Nëse bëni telefonatë nga një numër i panjohur duhet të prezantoheni me emër e mbiemër që marrësi mos të pyesë se cili “Avni” jeni ju.
kosovarja.ch