Të gjithë shpresojmë për një lidhje të mirë dhe martesë të suksesshme, por ajo martesë krahas kënaqësive sjell edhe kilograme, thuhet në një studim të ri.
Përgjatë disa viteve, një universitet amerikan ka përcjellur 169 cifte të sapomartuar.Studimi ka treguar që, sa më i lartë të jetë niveli i kënaqësisë në martesë, aq më i lartë bëhet edhe Indeksi i peshës trupore (BMI – The body mass index). Ky indeks ishte rritur për 0.12 për çdo gjashtë muaj.
Për shembull, femra e cila është e gjatë 163 cm dhe ka 54 kilogramë, në çdo gjashtë muaj shtonte nga gjysmë kilogrami peshë. Edhepse të shtosh një kilogram në vit është pothuajse e padukshme, megjithatë përgjatë viteve mund të bëhet problem.
Megjithatë, një studim tjetër ka treguar që kilogramët e tepërt nu janë të rëndësishëm kur është në pyetje lumturia. Mirëpo, si do të duhej të mendonit për shëndetin tuaj, në vend që të shtriheni në krevat me një grumbull ëmbëlsirash rreth vetes, më mirë dilni së bashku në vrapim ose shkoni në klub fitnesi./kosovarja.ch/