Flokët ju rriten ngadalë? Ja ushqimet për të zgjidhur këtë problem!

Flokët janë një „mjet“ që jo vetëm ju jep një pamje të veçantë, por gjithashtu rrit nivelin tuaj të besimit. Ankoheni shpesh për atë se si flokët tuaj nuk kanë rritje të shpejtë të mjaftueshme? Këtu janë disa ushqime që mund të përshpejtojnë këtë proces.

Perime me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile janë një nga ushqimet më të mira që rrisin gjatësinë e flokëve tuaja. Perime të tilla si spinaq, chard zviceran dhe marule janë të shkëlqyera për rritjen e flokëve, sepse ato përmbajnë vitamina A dhe C, të cilat ndihmojnë prodhimin e vajrave natyrale të flokëve duke ndikuar që flokët të rriten më shpejt.

Peshqit

Salmon dhe llojet e tjera të peshkut janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave dhe hekurit, përmbajnë vitaminë B12 dhe omega – 3 acide yndyrore. E gjithë kjo përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson shëndetin e kokës.

Arra, lajthitë

Për të bërë që floku juaj të rritet më shpejtë, duhet të shtoni në dietë arra, lajthi si dhe arra indiane. Ato përmbajnë sasi të mëdha të zinkut dhe proteinave që janë të rëndësishme për rritjen e flokëve si dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Groshë

Grosha është një burim natyror i zinkut, hekurit, biotinës dhe përbërësve të tjerë ushqyes. Personat të cilët kanë deficit të biotinës i humbin flokët, andaj grosha mund të parandalojë rënien si dhe të përshpejtojë rritjen e flokëve.

Vezë , pulë dhe gjeldeti

Vezë, pulë dhe gjeldeti përmbajnë sasi të mëdha të proteinave, dhe jo vetëm për të përshpejtuar rritjen e flokëve, por edhe për forcimin e tyre.

kosovarja.ch