Sekretet e vogla të stilit perfekt

Yjet e famshme të Hollivudit, pa marrë parasysh sa tërheqëse të duken në ekranet e mëdha dhe të vogla, dhe në premiera të mëdha, prapë se prapë nuk janë të lindur në mënyrë të përsosur. Për t’u dukur mahnitshëm në momente kyçe, kujdeset një ekip i tërë i ekspertëve të modës, kurse rolin kryesor në të e kanë stilistët.

Në këtë artikull mund të lexoni disa këshilla që stilistët e modës i japin yjeve të Hollivudit, në mënyrë që me sukses të fshehin ndonjë të metë dhe gjithmonë të duken mahnitëse dhe joshëse.

  • Maica të zeza, rollkat dhe fustanet, si dhe këmishat e bardha dhe jelekët klasik gjithmonë janë IN. Prandaj, gjithmonë është mirë për të përfituar nga shitjet sezonale, dhe për të marrë aksesorët e veshjeve që ju lehtë mund të kombinoni me rroba të ndryshme dhe ti vishni në çdo rast.
  • Është shumë e rëndësishme që rrobat të përshtaten me moshën dhe stilin tuaj. Nuk ju përshtatet të vishni fustan të shkurtër, në qoftë se ajo nuk i përshtatet moshës tuaj dhe trupit. Në këtë rast, është shumë më mirë për të zgjedhur një fustan nën gjunjë në të cilën do të dukeni më e sofistikuar.
  • Përdorni shtrëngues. Sot, ato janë shumë më mirë të dizajnuara se sa më parë. Teknologjia është më e përsosur në prodhimin e tyre, që janë praktikisht të padukshme dhe jashtëzakonisht të rehatshme për ti mbajtur. Është e dëshirueshme që të keni të paktën një të tillë në dollapin tuaj. Asnjëherë mos e zgjidhni „KNAP“ madhësinë, më mirë të jetë pak më komod, sepse do t’ju shtrëngon së tepërmi, dhe ju nuk do të ndjeheni   rehatshëm.
  • Mos kurseni gjërat që janë të përjetshme dhe të cilat do të vishni me vite: për shembull, është mençur të investoni në pantallona të zeza, një bluzë të bardhë femërore, fustan të zi dhe një mini-fund të zi të ngushtë. Këto veshje janë baza e veshjes e një gruaje, sepse ato mund të kombinohen dhe të vishen në shumë raste.
  • Vishini këpucët me takë të lartë. Mos harroni: Sa më të lartë taken të vishni, ju do të dukeni më e dobët, më femërore, do të keni mbajtje më të mirë, kurse ecja do të jetë më elegante … Këpucët me platformë janë gjithashtu një zgjedhje e mirë, sepse ato janë të rehatshme dhe janë më stabile.
  • Femrat nganjëherë blejnë veshje që janë për një numër më të mëdha, për t’i bërë ato të duken më të vogla. Por kjo është taktika krejtësisht e gabuar. Efekti që do të lënë rrobat me numër më të madh është pikërisht e kundërta, për shkak të rrudhave dhe materialit të tepërt do të dukeni më e madhe. Edhe në qoftë se bleni pantallona elastike, ato duhet të kenë përmasën tuaj.
  • Mos harroni se edhe rrobat mund të kenë një efekt të madh në formën e siluetës tuaj. Për shembull, nëse jeni pak më të gjëra në kofshët, atëherë është e këshillueshme që të vishni rroba që do të zbulojnë një bel të hollë, dhe në qoftë se ju keni shpatulla të gjëra ju duhet të vishni këmisha me V-qafë të thellë, sepse sa më e thellë është vrima, supet do të duken më të vogla. Nëse nuk i keni këmbët e përsosura, më mirë që mos ti ekspozoni ato. Përpiquni që të shmangni fundet e shkurtra dhe të ngushta ose pantallona me ngjyrë të çelta dhe xhinse të ndritshme, sepse nuancat e lehta tërheqin vëmendjen edhe më shumë. Nëse keni ijet e forta, për juve nuk preferohen pantallonat kargo dhe me xhepat e mëdha, sepse vetëm do të shtoni në gjerësi. Provoni stile të ndryshme dhe madhësi derisa ju të gjeni kombinimin e përsosur për figurën tuaj.
  • Dhe për në fund është e nevojshme të dini se sa është e mirë zgjedhja juaj e aksesorëve të modës. Kur dëshironi të bleni aksesorët e modës të cilat do të plotësojnë stilin tuaj për sezonin e ardhshëm, nëse ju pëlqejnë maramat, shallet, bizhuteritë interesante, shkoni në departamentin për të rinj. Këtu ju do të gjeni shumë aksesorë të modës interesante me çmime super të ulëta.

kosovarja.ch