7 ditë deri tek pastrimi i shtëpisë

Shumë nga ne tërqethemi nga pastrimi vetëm pse të gjitha duhet t’i bëjmë përnjëherë. Në vend që gradualisht të argëtohemi me zona të caktuara, ne provojmë që të gjithë shtëpinë ta pastrojmë në një frymë, të themi të dielën. Dhe, mu atë ditë ju del diçka nga obligimet tjera, apo thjesht asgjë nuk ju ecën dhe në fund kurrsesi t’i kryeni të gjitha punët e pastrimit të cilat duhet. Atë që ne nga përvoja e kemi mësuar është që shumë më mençur është t’i ndajmë punët në zona të caktuara dhe me ditë, në vend se të provojmë t’i kryejmë të gjithat përnjëherë. Dhe para se të vëreni, për një javë të gjithë shtëpinë do ta keni të pastër.

E diel: Organizohuni

Sado budallaqe t’ju duket, ne dëshirojmë javën tonë ta nisim me të dielën – dita kur planifikohen shujtjet për të gjithë javën dhe kur planifikohet çfarë duhet të bëjmë nga pastrimi ditët në vazhdim, më pas a kemi nevojë për ndonjë gjë në shtëpi, bashkë me sendet ushqimore të hënën. Kjo është dita kur duhet të merreni që kuzhina të jetë relativisht e pastër, që më lehtë të filloni javën e punës. Sa i përket pjesës tjetër të shtëpisë, vetëm shikoni të jetë gjithçka në vendin e vet – që lodrat e fëmijëve të jenë në dhomën e tyre, këpucët e paluara në dollap, sendet e ndryshme, siç janë gazetat, librat apo çfarëdo tjetër në vend të vet. Atëherë, sot mos pastro shumë, vetëm sipërfaqësisht organizo sendet nëpër shtëpi në vende të tyre.

E hënë: Shoping dhe pastrimi i pluhurave

E hëna është ditë kur hyjmë në javën e punës. Sa i përket shtëpisë sot lehtë do të bëjmë blerjen e sendeve (të cilat i keni planifikuar një ditë më herët) që ju duhen për shtëpi. E pas kësaj sa të vini në shtëpi kapni hovin e pastrimit të pluhurit. Detalisht pastroni pluhurin në të gjithë shtëpinë, duke përfshirë edhe raftet me libra dhe zbukurimet e imëta. Fshini edhe të gjitha mobiliet (nëse keni, bëjeni me produkt të veçantë për dru). Nëse ndjeni se keni ende energji fshini edhe abazhuret dhe llambat, grilat e dritareve (shkurret) nëse i keni.

E martë : Banjo dhe WC-ja

Deri sa ende jeni në tension të forcës në fillim të javës argëtohuni edhe me banjën dhe tualetin. Nëse këtë filloni rregullisht ta bëni çdo javë, nuk do të keni nevojë më shumë se një orë. Lyejini të gjitha me produkte sanitare (kaden, lavamanin, Wc). Derisa kjo rri pak, ju pastroni të gjitha raftet, pllakat dhe pasqyrën. Më pas fërkoni dhe pastroni sanitarinë (përfshirë edhe pllakat tek kada dhe dush kabina).

E mërkure: Kuzhina

Kuzhina është zakonisht vendi më i frekuentuar në shtëpi dhe shumë lehtë bëhen të ndytë. E mërkura është dita kur duhet të argëtoheni me pastrimin e kësaj hapësire. Pastroni frigoriferin – hidhni të gjitha që duhet hedhur, pastrojeni dhe vendosni në te të gjitha ato që ndoshta janë mbledhur në pulltin e kuzhinës. Pas frigoriferit hidhuni në pjesën tjetër të kuzhinës – në dollapët, në qilar (nëse keni) dhe sipërfaqen e kuzhinës. Ashtu si me banjë, nëse filloni rregullisht me këtë nuk do të ju mblidhen shumë punë.

E enjte: thithje dhe larja e dyshemesë

Të enjten thithni të gjitha tepihët. Nëse keni thithëse me ujë që ka opsion të larjes me avull atëherë mundeni në shpejtësi ‘ti lani’ tepihët. Thithni apo fshini me fshesë të gjithë hapësirat. Në fund detalisht lani tokën dhe parketet apo laminatin në shtëpinë tuaj.

E premtë: Larja e rrobave me ngjyrë dhe pushim

Të premten e gjitha që duhet të bëni është të shtini t’i lani rrobat me ngjyrë më pas t’i vendosni për t’i tharë. Pjesën e mbetur të ditës kalojeni duke pushuar nga puna. Nëse keni fëmijë – kjo le të jetë dita që do ta kaloni bashkë. Dërgojini në kino apo në shëtitje, përgatitjuni ushqimin e preferuar për darkë…kjo do t’i shtyjë që të shtunën vetë ta pastrojnë dhomën e tyre.

E shtunë: Ndërrimi dhe larja e çarshafëve dhe rrobave të bardha, hekurosje, rregullimi i dollapit, oborrit dhe rregullimi i luleve

Duke marrë parasysh që e shtuna është ditë që më shumë mund t’i përkushtohemi shtëpisë, kjo është ditë e përkryer për të ndërruar dhe larë çarshafët dhe rrobat e bardha. Njëjtë edhe të hekurosni rrobat e thara para se t’i rregulloni në dollap. Nëse keni tharëse rrobash, atëherë mundeni menjëherë t’i hekurosni dhe t’i rregulloni carshafët dhe rrobat në vende të veta. Nëse nuk keni, atëherë lajini herët sepse tani deri sa ende është koha e mirë deri në mbrëmje do të thahen dhe pastaj mund t’i hekurosni dhe t’i vendosni në vend te veta . Por kjo edhe lihet për të dielën. Kjo është edhe rast i mirë që, nëse është e nevojshme, edhe dollapin ta veni në rregull duke i renditur të gjitha rrobat në vend të vet. Në fund përqendrohuni tek bimët e dhomës suaj, rregullojini dhe lagini.

Edhe dy këshilla

Shtëpinë mund ta rregulloni edhe në mënyrë që kurrë nga shtëpia të mos dilni me duar bosh- gjithmonë sendet vendosini në vendin e tyre. Shumë imtësi që do t’i bëni nuk do t’ju marrin shumë kohë, por do të bëjnë dallim të madh në pastërtinë e shtëpisë suaj dhe më lehtë do t’i mbani të gjitha më pastër.

Mos i kurseni bashkë-shtëpiakët dhe të gjitha t’i merrni mbi vete. Nëse keni fëmijë – edhe atyre jepuni ndonjë detyrë që duhet bërë, e njëjta vlen edhe për bashkëshortin i cili mund të rendisë rrobat, të pastrojë me thithëse, apo t’ju ndihmojë të zieni. Familja është ekip – asnjëherë mos e harroni këtë!

kosovarja.ch