Në këtë ‘ciceron’ praktik nuk do të merremi me truqe mentale, e as me manipulim të vetëbesimit, sepse jemi të sigurt femrat deri tani i kanë mbajtur mend këto në vazhdim: vetëbesimi është celësi e secilës, or prapë ne kemi ndarë disa pjesë që do t’ju ndihmojnë që ecja juaj në plazh të jetë më sensuale, ndërsa ju edhe më e bukur.
1.Korektori anti-bakterial
Plazhi është vend i cili thjesht nuk e lejon make up-in. Harroni pudrën, maskarën, shkëlqimet për buzë – të gjitha këto në plazh kanë efekt të kundërt me atë që e keni paraparë: do të dukeni keq dhe pa shije.
Nëse ju mundon ndonjë akne ose shenjë në fytyrë, gjëja më e thjesht për t’i mbuluar këto është korektori antibakterial. Mundeni ta bleni në secilën barnatore dhe atë me çmim shumë të arsyeshëm. Krahas saj që mund të gjeni pdoruktin që I përngjet muancës suaj të lëkurës, me këtë korektor do ta përshpejtoni procesin e tharjes së akneve dhe rigjenerimit të shenjave.
2. Poncho verorë
Të jemi reale – ato vrimat e celulitit nën vithe të cilat i kemi si pasojë e mënyrës hedonistike të jetesës, nuk do t’i heqim për dy ditë, e as për 20 ditë, sado që dëshira juaj të jetë e fort e poashtu edhe xhepi. Zgjidhja e problemit me celulit kërkon rekonstrukcion të mënyrës së jetesës dhe ushqimit, e pushimi nuk mund të presë. Silluni rreth vetes – nuk jeni femra e vetme në plazh me celulit. Për mbulim të kësaj mangësie derisa e pini një pije të ftohtë në plazh dhe kënaqeni në gjësendet e ftohta mund të mbani të veshur ponch-on verore. Veshja e kësaj do t’i jap kënaqësi edhe barkut të ‘lëshuar’ prej birrave dhe koktejeve të natës së mbrëmshme, që është totalisht lajm i mirë.
Përveç se nuk kushtojnë shumë shtrenjtë, këto mund t’i gjeni në materiale shumë të mira dhe me ngjyra të ndryshme, kështuqë secila mund të gjej një ideale për vete, e për më shumë këtë verë, ponch është hit sezonal.
3. Teni i lëkurës esmer
Para ‘performanses yjore’ në plazh, apo para ditës së parë të pushimit, mundohuni që minimum dy herë ta hapni trupin në diell dhe atë në rroba banje. Mund të shkoni në ndonjë bazen, të hapni peshkirin në oborr, në teracë apo kudo tjetër. Teni esmer të ofron më shumë vetëbesim dhe dukje më të hollë e bashkë me këto i mbulon edhe mangësitë e holla të femrave të cilat, besoni apo jo, janë të dukshme vetëm për syrin e vajzave. Vajzat të cilat kënaqen në plazh, të cilat nuk kanë komplekse dhe që kan mësuar ta duan veten dhe trupin e tyre do të jenë të zëna me argëtim në det, ndërsa ato tjerat do të rrin të skenojnë trupat e huaj dhe do t’ia kërkojnë mangësitë secilës.
4. Flokë të shkëlqyer
Sa të hyni në ujë për të notuar (gjë që për rrugë ju formëson trupi), secila ëndërr për frizurë të bukur do të shembet- e faktikisht kush ende pret frizurë të përkryer në plazh?
Bishtalecat dhe punxhat e thjeshta janë alternative ideale për dukje në plazhë. Që flokët tuaj të fitojnë në shkëlqim dhe për rrugë të ruani shëndetin e tyre, duhet që në çantën tuaj të gjendet vaj ricini të cilin do ta hudhni në flokë të lagëta posa të dilni nga uji. Dhe shëndeti, bukuria e flokëve do të jenë nën kontroll.
5. Ana tjetër e kremës për rrezitje
Sigurisht që nuk duhet as të mendojmë në rrezitje pa krem me mbrojtje. Por ja edhe një këshillë praktike që do t’ju hedh buzëqeshjen në fytyrë dhe do t’ju ngris vetëbesimin (të cilin e keni fituar më parë, kuptohet) – përdoreni për shtrëngim të këmbës me efekt mahnitës. Lehtë masazhoni këmbët me krem rreth kofshëve e këmbëve nga të cilat paraprakisht i keni hequr qimet, e javë më parë edhe keni pasur vëmendje më të madhe për hidratimin e kësaj pjese. Pas rrezitjes përdorni sprejin i cili është i paraparë pas rrezitjes për të freskuar. Me këtë do të mbani erë të këndëshme dhe dukje tejet të mirë.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion./kosovarja.ch/