-2.4 C
Priština
More

    5 gjëra që nuk duhet ti bëni në muajin e mjaltit

    spot_imgspot_img

    Çdokush flet për gjërat që duhet ti bëni në muaj mjalti – ku duhet të shkoni dhe ku duhet të qëndroni – por a keni menduar rreth gjërave që nuk duhet ti praktikoni gjatë kësaj periudhe pushimi? Në vazhdim gjeni të listuara disa nga gjërat që nuk duhet ti bëni.

    1. Mos e ngarkoni veten me planifikime

    Një planifikim i vogël para pushimit është i nevojshëm, por jo të ngarkoni orarin tuaj tejmase. Inkurajohet që të mos planifikoni shumë gjëra që në ditën e parë të pushimit. Në vend të kësaj, sugjerohet të filloni ditën me një relaksim në plazh ose spa, kështuqë i jepni mjaftueshëm kohë të çlodheni nga rruga.

    2. Mos prisni deri sa të jeni atje për të bërë planet

    Ose mund të përfundoni të dëshpëruar! Megjithëse resortet apo vendpushimet ofrojnë një numër të madh të aktiviteteve dhe ekskursioneve për turistët e rinj, prap se prap është më mirë të menaxhoni udhëtimin tuaj nga më herët që të jeni paksa të përgatitur.

    3. Mos qëndroni në hotelin e njejtë

    Përderisa jeni në muaj mjalti, kjo nënkupton se nuk keni shkuar atje për të kursyer, por të kënaqeni në maksmimum. Andaj, është mirë të ndërroni hotelet apo resortet që të keni imagjinatë të zhvilluar rreth skenave dhe përvoja të reja.

    4. Mos bleni mjete higjienike në resortin e muaj mjaltit

    Shikoni listen mirë para se të niseni se çka ofrojnë hotelet dhe shërbimi i tyre. Do të ju duhet të harxhoni shumë rreth blerjes së shampove, mjeteve kozmetike dhe higjienike, ndërsa ato i keni veçmë në kuadër të shërbimit të hotelit.

    5. Mos i merrni fëmijët me vete

    Pavarsisht nëse janë fëmijët tuaj apo të bashkëshortit nga martesa paraprake, dhe nëse i doni shumë, patjetër duhet ti leni me gjyshërit në shtëpi. Muaji i mjaltit është një mënyrë për të festuar martesën si çift, jo si një familje. Edhepse portreti familjar është shumë i këndshëm së bashku me fëmijët, por ka efekte anësore ku fëmijët mund të sëmuren, të bëhen xheloz dhe të ju privojnë nga intimiteti seksual./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...