6.7 C
Priština
More

    Pse njerëzit puthen?

    spot_imgspot_img

    Pyetja që më shpesh kërkohet në Google është se pse njerëzit puthen, ndërsa pjesë të ndryshme të trupit si fytyra dhe duart janë tipare kryesore të shumë funksioneve sociale, ndërsa puthja në buzë nuk është tipar shoqëror por e njohur teknikisht si pjesë e lidhjes romantike.

    Fjala “romantike” është çelësi. Ajo duhet të diferencohet nga fjala “seks”, “dashuri” dhe “vardisje”. Seksi natyrisht është nevojë e të gjithëve, madje edhe e kafshëve. Puthja nuk është e lidhur domosdoshmërisht me seksin, përveç nëse e aplikoni gjatë paralojës. Nuk ka asnjë kulture mbi tokë që nuk posedon ndonjë nocion se çfarë është dashuria. Ajo vjen në shumë forma dhe paraqitje, por të gjithë e njohim instinktivisht si dashuri. Filozofët të tillë si Platoni kanë shkruar traktate për dashurinë dhe vepra të ngjashme janë gjetur në tërë botën. Dashuria dhe seksi gërshetohen shpesh në shkrimet si Kama Sutra indiane, manual mbi artin praktik të bërjes dashuri. Puthja në buzë portretizohet në Kama Sutra si pjesë e artit, pasi buzët shihen si organe erogjene.

    Pra, ku përshtatet puthja më së miri? Puthja romantike në buzë (jo seksuale) është një shpikje që vjen qysh nga tradita e dashurisë mesjetare. Ajo vshtë e mbushur me dashuri të vërtetë, është një veprim kundër vardisjes apo dashurisë së bezdisshme. Sot, tradhëtia apo mashtrimi i partnerit fillon me një puthje. Pastaj vazhdon me seks, natyrisht. Seksi asnjëherë nuk vjen para puthjes.

    Origjina e puthjes vjen në tregime të ndryshme, në fabulat mesjetare, legjendat dhe këngët të bazuara në kalorësi dhe dashuri. Një shembull klasik është historia e dashurisë mes Paolos dhe Françeskës në shek. 13, nga poeti Dante, ku përshkruhet dashuria dhe dhimbja e çiftit.

    Historia e Françeskës dhe Paolos është një histori dashurie jashtzakonisht e trishtuar dhe e fuqishme në të njejtën kohë. Bëhet fjalë për dashurinë romantike të vulosur me një puthje, që kapërcen edhe jetën dhe vdekjen, edhepse shoqëria e sheh aktin e tyre si një mëkat.

    Në literaturën e përshkrimit të dashurisë, femrat portretizohen si qenie “engjëllore”, jo thjeshtë objekte seksuale. Puthja shihet si kanal shpirtëror i dashurisë, jo një prelud për seksin. Ideja e gruas si një engjull ka vazhduar jetësimin e saj. Ajo mund të shihet edhe në këngë edhe në poezitë ilirike mesjetare.

    Çfarë është më romantike se dy persona duke u përkëdhelur, duke u shikuar sy më sy, dhe më pas duke përfunduar në momentin idilik – duke puthur njëri-tjetrin në buzë? Në atë cast, puthja i bart të dashuruarit në një tjetër sferë të ekzistencës – mbi të zakonshmen. Vetëm në rastet kur romanca përfundon, atëherë edhe puthja zbehet. Me një fjalë. Puthja konsiderohet si “eliksiri” dehës.

    Në fund, romanca është një model i përkryer, është pjesë e mënyrës se si ne fantazojmë rreth botës. Gjithkush dëshiron të jetë pjesë e një historie të madhe dashurie, edhepse mund kurrë të mos ndodhë. Puthja ka të bëje me idealen, jo realen. Për një moment, pezullon realen dhe e bën botën të përsosur. Kur funksionon, ai ligështon të zakonshmen, duke na bërë të harrojmë gjërat e parëndësishme që përbëjnë jetën e përditshme. Le të festojmë gjithmonë puthjen si koncept, duke shpresuar se kurrë nuk do të zhduket…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...