0.3 C
Priština
More

    Shumë femra besojnë se organet e tyre gjenitale nuk janë normale. A jeni njëra prej tyre?

    spot_imgspot_img

    Përderisa meshkujt priren për t’u shqetësuar për madhësinë e organit të tyre gjenital, shqetësimi kryesor i femrave me gjenitalet e tyre mund të sillet rreth paraqitjes së tyre, thuhet sipas një studimi të ri në mediat britanike online. 36% nga të anketuarit në një sondazh të 2,300 britanikëve prej moshës 18 deri 30 pohuan se ishin të shqetësuar se gjenitalet e tyre nuk ishin në gjendje normale, dhe 73% e atyre që shprehën këtë pikëpamje ishin femra.

    Mediat duken se janë një keqbërës i madh për paraqitjen e imazheve të trupit. Kur u pyetën se nga erdhi kjo pasiguri e tyre, ato u përgjigjen se i konsideronin gjenitalet e tyre si jonormale duke thënë se ”gjenitalet e mia duken ndryshe nga ato që shoh në internet dhe media”.

    Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe me trupat që devijojnë nga përshkrimet e kufizuara që shohim në media, por për disa femra kjo paraqet një burim të ankthit. 26% e pjesëmarrësve në studim theksuan se kjo ndikoi shumë keq në jetën e tyre seksuale, dhe më shumë se ¾ e tyre pohuan se vetëbesimi i ulët për gjenitalet e tyre ua vështirësonte arritjen e orgazmës.

    Është me të vërtetë e frikshme se si të rriturit e krahasojnë veten me aktorët e filmave pornografike, duke menduar se këta nuk janë ideal dhe se gjenitalet e tyre nuk janë në rregull. Duhet të jemi të vetëdijshëm se organet gjenitale mund të jenë të formave dhe madhësive të ndryshme, nuk ka nevojë për krahasime të pabaza.

    Për fat të mirë, pavarsisht nga ajo që mund të shohim në pornografi, grup i madh i organeve gjenitale janë normale. Dhe ashtu sikur shumica e femrave që kënaqen me madhësinë e gjenitaleve të partnerëve të tyre, pavarsisht shqetësimeve të meshkujve, edhe meshkujt vlerësojnë të gjitha llojet e vaginave. Përveç në rastet kur anomalitë tuaja perceptohen si simptoma të një problemi shëndetësor, përndryshe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

    Nuk ka nevojë që të shqetësoheni aspak, ajo çfarë ka me të vërtetë rëndësi nuk është që gjenitalet tuaja të duken si të porno aktorëve, por të jenë funksionale. Pra, nëse preokupoheni se si dukeni në shtrat, përpiquni të përqëndroheni në atë se çfarë ndjeni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...