8.7 C
Priština
More

    4 gjëra që do ta bëjnë secilin mashkull të dojë të flasë me ju

    spot_imgspot_img

    Unë kam një shoqe, e cila kur është present në ndonjë ambient e rrethuar me meshkuj, lë mënjëherë përshtypje. Në tri raste, tre miq të mi meshkuj më kanë kontaktuar 24 orë pas takimit me të për t’më pyetur nvse ishte në lidhje apo e lirë. Sinqerisht, mikja ime nuk është ai tipi i vajzës që ka përmasa bombastike apo tërheqëse. Ajo është me këmbë në tokë dhe e shumë e dashur. Ajo mban syze për lexim, ka veshje modeste dhe një buzëqeshje të hapur. Ajo nuk është eksperte seksi, megjithatë të gjithë dëshirojnë të jenë në praninë e saj.

    Të gjithë e dimë se kur ne shohim atë cilësinë e pashprehur tek disa femra dhe që lënë një përshtypje mbresëlënëse kudo që ato shkojnë. “Është një tërheqje apo ndjesi e vërtetë, jo vetëm sepse unë dua të dukem tërheqëse si ajo vajza në Instagram”, thekson Sari Cooper, seks terapiste në New York.

    Karizma juaj mund të ju ndihmojë që të veçoheni nga femrat tjera, kjo mund të ju sjell shkëndijë të forte në një marrëdhënie si dhe të rrisë suksesin tuaj në punë dhe në aspekte tjera. Nëqoftëse ju mund të jeni e mirë me njerëzit në një botë ku gjithë të tjerët shkojnë në përkeqësim, atëherë ju do të jeni fitimtar.

    Dilni në shoqëri me femra

    Ishte interesante kur e pyeta miken time se çfarë bën për ti tërhequr meshkujt si magnet? Ajo më sqaroi se meshkujt nuk vijnë në tavolinën time kur unë jam vetëm. Ata i intrigon shoqëria ku unë rrethohem, ofroni vëmendje pak vetes dhe ata do të përhapen. Pavarsisht ku ndodheni në ndonjë bar apo parti, ju bëheni më të dëshirueshme kur një mashkull ju sheh me njerëz të tjerë në praninë tuaj, thekson Cooper. Sipas një studimi të bërë, është zbuluar se njerëzit në grupe duken më tërheqës se të njejtit njerëz kur janë vet. Kur ju shihni një femër të rrethuar me shumë miq, ju tërheq prania e saj dhe dëshironi ti afroheni.

    Kanalizoni anën tuaj të komunikimit

    Në vend se të prisni për mashkullin ideal që të kontaktoni, është mirë që të socializoheni me sa më shumë njerëz që të mundeni, këshillon Hussey. Ajo sqaron se s ii inkurajon klientët e saj për të përshëndetur sa më shumë njerëz që është e mundur në 10 minutat e para, në mënyrë që pas një ore, të gjithë ata njerëz të mendojnë se ju jeni personi më i arritshëm në ambientin ku ndodheni. Mendoni rreth kësaj: kur një mashkull dëshiron të flirtojë me dikë, a do ketë tërheqje më shumë me ndonjë femër që ka shkëmbyer fjalë apo me ndonjë që fare nuk është sozializuar?

    Dini si të lidheni vërtetë

    Bëni pyetje emocionale në vend të atyre logjike, si psh. “çfarë ju pëlqen më shumë nga të qenurit inxhinier?”, në vend të “Sa kohë keni që e bëni këtë punë?”. Askujt nuk i intereson të dëgjojë fakte rutinore për një person tjetër në fillim të kontaktit, vë në dukje Hussey. Ajo që na intereson është lidhja që ne krijojmë.

    Të qenurit e veçantë

    Pjesë e sekretit të mikes sime është edhe të qenurit e mistershme apo përplot befasira. Kur ndokush ka hobi dhe interese të ndryshme që ia bashkangjet me përvoja mbresëlënëse, kjo paraqet një tërheqje të vërtetë kundrejt tyre, kjo është seksi dhe intriguese, shpjegon Michael Silver, avokat 30 vjeçar në New York.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...