4.4 C
Priština
More

    Si ta kuptoni se “ky është personi me të cilin dua të martohem”

    spot_imgspot_img

    Jo të gjithë meshkujt i dashurojnë sportet, mirëpo kur bëhet fjalë për martesë, secili prej tyre pa vetëdije i qaset me mentalitet sportiv. Nëse kemi mësuar diçka gjatë viteve duke shikuar filma sportivë, ajo është se kemi nevojë për përkrahje nga ekipi që të kemi sukses të vërtetë, ndërsa martesa është ekip.

    Ndoshta do ju duket e çuditshme mirëpo, a nuk duhet të jetë partneri juaj i ardhshëm në një ekip me ju? Ndoshta nuk duhet të flasim për të gjithë meshkujt, pasiqë nuk mund të përgjithësojmë ata, mirëpo mund të themi me siguri se seksi nuk është themeli i një lidhjeje afatgjate. Përveç seksit të mirë ne dëshirojmë dikë që na lexon mendjen, parasheh lëvizjet e tona, ndan qëllimet dhe ambicjet me ne si dhe na ndihmon në arritjen e tyre. A nuk e duan edhe femrat një gjë të tillë tek mashkulli?

    Ne duam të na kuptoni dhe të ju kuptojmë, sepse së bashku mund të bëjmë shumë gjëra që nuk mundemi vetëm.

    Mirëpo lidhja e partnerit “ekipor” nuk mund të krijohet dhunshëm apo të ngutet, që të dy duhet të dëshironi të njejtat gjëra në jetë, duhet të punoni së bashku, dhe se asgjë nuk është më e bukur se një çift i sinkronizuar dhe i përshtatur.

    Kjo gjë është një nga eksperiencat më të mira në jetën e njeriut, kur arrin në pikë ku nuk ke asnjë rezervë ndaj partnerit, kur nuk stresoheni se çfarë bën tjetri kur nuk është me ju, kur keni besim të plotë. Gjithçka reduktohet në instikt të pastër!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...