-5.4 C
Priština
More

    A kanë më shumë intimitet çiftet që flenë ndaras

    spot_imgspot_img

    Dëshironi një marrëdhënie të shëndetshme dhe intimitet më të mirë? Një nga seks ekspertët thekson se triku qëndron duke fjetur në shtretër të veçantë.

    Shkrimtari Rachel Kramer Bussel, autor i takimeve të pista (Dirty Dates) dhe fantazive erotike të çifteve: pohon marrëdhënien e saj të përmirësuar në mënyrë drastike me të dashurin, që në momentin kur kishin ndaluar së ndari shtratin së bashku. “Thjeshtë e konstatuam se nuk ishim kompatibël për të fjetur pranë njëri-tjetrit, tha Kramer Bussel. Asnjëri prej nesh nuk e bënte gjumin mirë, ishim të pakënaqur dhe të ashpër ndaj njëri-tjetrit”.

    Dhe, kjo nuk është e vetmja që mendon kështu: hulumtime të ndryshme kanë gjetur se 11% deri 40% e çifteve flenë veç e veç gjatë natës. Studimet kanë gjetur se kjo mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj – dhe e përkeqëson cilësinë tuaj të gjumit deri në 50% më keq.

    Pas një nate të parë të mjerueshme në një hotel, Kramer Bussel thekson se natën tjetër ajo kishte marr me vete jastëkun dhe batanijen për të fjetur tek vaska në banjë. Kjo ishte një zbulim. Pra, kur ata filluan të kërkojnë së bashku për apartamente, ata duhet të konsideronin dhomë me dy shtretër. “Kur e kuptuam se nuk funksiononte më kështu dhe se mund të flinim ndaras, ne e bëmë këtë – shton ajo. Pjesa tjetër e marrëdhënies dhe e jetës sonë të përditshme vijnë si rezultat i gjumit të mirë”.

    Çuditërisht, kjo e bëri lidhjen e tyre më intime. “Un asnjëherë nuk ndjehem e larguar nga i dashuri im”- thekson ajo, duke shtuar se atë e puth çdo natë në mbrëmje dhe mëngjes dhe se e dëshirojnë njëri tjetrin gjatë gjithë kohës.

    Duke pasur shtretër gjumi të veçantë mund të rrisë intimitetin, ajo vë në dukje, pasi “kur ne jemi në shtrat së bashku, pothuajse gjithmonë në dhomën e tij, është koha jonë të jemi me njvri-tjetrin, jo vetëm një kohë e përgjithshme për të shkuar në shtrat që duhet ta ndajmë…Ne thjeshtë jemi aty, sepse me të vërtetë të dy duam të jemi atje”.

    Edhe çifti Jennifer Adams dhe burri i saj kanë fjetur për 11 vjet ndaras, duke theksuar se “Ndonjëherë burri im më fton tek shtrati i tij dhe kjo nuk na ndalon aspak nga të pasurit seks të rregullt”. Ajo thotë se madje kjo iu ka dhënë një nivel më të forte komunikimi – dhe një pushim apo rehati gjatë gjumit.

    Kramer Bussel thotë se nuk ka hasur në shumë dyshues. “Ndoshta sepse jemi vërtetë të dashuruar me njëri-tjetrin, unë mendoj se njerëzit mund të thonë se shtretërit të veçuar nga njëri-tjetri, nuk mund të jenë kodi apo çelësi i problemeve në marrëdhënie./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...