1.7 C
Priština
More

    Buzkuqët më modernë

    spot_imgspot_img

    Lëreni pas klasiken, provoni ngjyrat çmendura të buzëkuqëve! Janë moderne, bëjnë të dukeni më të reja dhe shkojnë me kohën me diell…

    Ngjyra e lëkurës është gjithmonë në trend
    Ky është një opsion i shkëlqueshëm për femrat të cilat duan minimalizëm. Vendosni buzëkuq me ngjyrë që është e ngjashme me ngjyrën tuaj natyrale të buzëve. Në atë mënyrë buzët do të duken të theksuara, mirëpo jo edhe të jenë në plan të parë.

    Në mes tjerave, për meshkujt më tërheqëse janë mu femrat me buzëkuq me ngjyrë lëkure.

    Ngjyrat e frutave të malit janë hit
    Kjo nuk është as ngjyra e kuqe, as rozë, e as vjollce, por diçka në mes. Kjo është ngjyra e frutave të malit, kurse tekstura e buzëkuqit mund të jetë edhe më intensive, diskrete apo e shkëlqyer, ashtu siç juve do t’ju pëlqejë.
    Kjo nuancë shkon shkëlqyeshëm me secilin stil të grimit dhe me çfarëdo kombinimi të modës.

    E kuqe koralore
    Buzëkuqin me ngjyrë të kuqe koralore munden ta mbajnë edhe femrat ekstravagante, ato më të tërhequra, por edhe ato romantike. Ngjyra i përgjigjet edhe atyre me lëkurë më të mbyllur apo më të hapur, bruneve dhe bjondinave. Duket shumë bukur në lëkurë të rrezitur. Nëse jeni të lodhura, vendosni buzëkuq me ngjyrë të kuqe koralore, dhe për momentin do të dukeni më e freskët.

    Pink dhe do të jeni në qendër të vëmendjes
    Ngjyra në mes të rozës dhe asaj vjollce është ideale për femra të cilat duan që të jenë në qendër të vëmendjes. E cka është më e mira – ju rrin shumë bukur të gjitha llojeve të lëkurës. Nëse jeni përcaktuar për buzëkuq me këtë ngjyrë, grimi rreth syve le të jetë diskret. Gjithashtu, është moderne edhe nuanca vjollce e ndritshme.
    Ajo më së shumti vjen në shprehje në tenin e mbyllur, mirëpo edhe ato me ten të hapur mund ta mbajnë pa problem./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...