Mbani me vete disa faculeta
Nëse ndonjëherë keni derdhur lot pas një pas një filmi romantic nuk jeni të vetmet. Një sondazh online me 230 studentë femra ka zbuluar se pothuajse gjysma e tyre- rreth 46% kanë përjetuar disfori postkoitale ose dëshprim pas seksit duke shkaktuar lot në sy dhe mërzitje, të paktën një herë në jetën e tyre.
Botimi i vogël u publikua në revistën Sexual Medicine, duke shtuar se më shumë punë duhet bërë për të kuptuar këtë fenomen shumë pak të hulumtuar. Dhe, për shkak se shumica e pjesëmarrësve ishin femra, me një mesatare të moshës 25 vjeçre, rezultatet nuk ishin të përgjithësuara në një populate më të gjërë.
Studimet e fundit mbi këtë temë, duke përdorur metoda të ndryshme të matjes në mesin e llojeve të ndryshme të femrave, kanë vlerësuar se diku 7.7 deri 32.9% e femrave kanë përjetuar këtë disfunksion të paktën një herë në jetë.
Femrat që kanë përjetuar disfori postkoitale mund të qëndrojnë të trishtuara, të qajnë ose ndjejnë faj ankthi apo agresioni pas seksit. Meqenëse këtos tudime janë hapa intriguese për disfunksionin seksual që nuk diskutohet shpesh, dhe nuk ekziston asnjë lloj marrëveshje se çfarë e shkakton saktësisht dëshpërimin pas seksit. Sipas disa hulumtuesve përshkruhet se nervozizmi dhe aftësia për të qarë pas seksit ndodh përshkak të korelacionit të dobët të midis abuzimit seksual në fëmijëri.
Për shumicën që e përjetojnë këtë, post trauma nuk ka të bëjë asgjë me lotët nën jastëk. Disa mund të spekulojnë se shkaku mund të jetë nxitja e hormoneve që përshkojnë trupin tuaj gjatë seksit, ndërsa të tjerët mund të supozojnë se emocionet e forta mund të jenë arsyeja për tu fajësuar – emocioni i afërsisë dhe intimitetit me partnerin tuaj mund të jetë aq e forte saqë thyerja e lidhjes pas seksit mund të jetë fatale.
Edhe meshkujt njihen për të derdhur disa pika lot pas seksit. Nëse qarja pas seksit ju ndodh në bazë të rregullt, ekspertët bien dakord rreth kësaj: shpjegoni partnerit tuaj se është diçka që ndodh pas seksit dhe nuk ka të bëjë fare me ta gjatë performances në intimitet. Dhe ndoshta do ju duhet të mbani afër vetes disa faculeta./kosovarja.ch/