Dhembja gjatë aktit seksual nuk është dukuri e rrallë- gati se tre çereku i femrave një herë gjatë jetës ka patur marrëdhënie me dhembje. Për disa, kjo dukuri është e çastit, për disa të tjerë është problem afatgjatë.
Marrëdhëniet e dhembshme mund të jenë shenjë e problemeve gjinekologjike, të tilla si cista në vezore apo endometrioze, mirëpo edhe probleme me seksualitetin- mungesa e dëshirës për marrëdhënie apo mungesa e eksitimit. Problemi i seksualitetit mund të jetë si pasojë e problemeve në lidhje, mirëpo edhe pasojë e disa barërave, kontraceptivëve, antidepresantëve dhe analgjetikëve, por edhe nga gjendjet e tilla si artritisi, sëmundjet e sheqerit, karcinoma e tj.
Vendet më të zakonshme në të cilat ndjejë dhembje janë hyrja e vaginës dhe pjesa e brendshme e saj.
Gjendjet gjinekologjike që mund të shkaktojnë marrëdhënie të dhimbshme janë:
– sëmundjet e lëkurës- dermatitisi si pasojë e reaksionit ndaj sapunit, mjeteve për dezinfektim, lubrikantëve, si rezultat i të cilëve ndjejmë djegie dhe kruarje gjatë kontaktit.
– vulvudinina- gjendje në të cilën dhimbja paraqitet në formë të djegies në pjesën hyrëse të vaginës.
– shkaktarët hormonal- zvogëlimi i nivelit të hormonit estrogjen gjatë menopauzës dhe perimenopauzës mund të sjellë deri tek tharja e vaginës.
– vaginitis- paraqitja e infeksioneve të vaginës, më shpesh e shkaktuar nga vaginoza bakteriale apo kërpudhore. Simptomet janë djegia, kruarja dhe dhimbja, ndonjëherë dhimbje edhe gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve.
– vaginizmus- kontrakcion refleksiv i muskujve të vaginës.
– gjendja pas lindjes- nëse keni patur lindje të vështirë, mund të ketë ardhur deri tek shqyerja brenda vaginës, që mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit seksual.
– Simptomet tjera përfshijnë endometriozën dhe mbështjellësit.
Nëse keni probleme me marrëdhëniet e dhimbshme atëherë lajmërohuni tek gjinekologu juaj që të provojë të konstatojë arsyen, ndërsa disa gjëra të tjera që mund të provoni vetëm janë :
– përdorimi i lubrikantëve- ekzistojnë lubrikantë që kanë bazë nga zgjidhjet ujore apo të tillë nga silikoni, që zgjasin më shumë dhe janë më të “rrëshqitshëm”.
– ndani kohë të mjaftueshme për marrëdhënie, që të mund të relaksoheni.
– flisni me partnerin kur të keni dhimbje, që të mund të përshtateni.
Para marrëdhënieve, provoni teknikat e reaksimit- shtrihuni në vaskë të ngrohtë, merrni paracetamol para marrëdhënies./kosovarja.ch/