Nuk ju duhet një pasuri e tërë që të keni jetë të pasur intime. Mjalti dhe arra janë të mira për potencën dhe seksin e mirë, mirëpo ka edhe ushqime të tjera që arrijnë këtë efekt, nga guacat e shtrenjta deri tek kikirikat. Edhepse seksi i mirë më shumë ka të bëjë me atë çfarë keni në kokë në vend se në brekë, nuk është keq të dini se cilat ushqime ndikojnë pozitivisht në seks.
– Vena e zezë: Një gotë vene e përmirëson paralojën, ju relakson dhe e rrit nivelin e estrogjenit.
– Qershitë: Me këtë afrodizijak janë kënaqur Grekët dhe Romakët e lashtë. Që nga ajo kohë është përdorur si afrodizijak dhe analgjetik, pastron gjakun, rrit energjinë ndërsa ndikon më mirë tek femrat.
– Kikirikat: Kanë kalori mirëpo janë shumë të shëndetshme dhe kanë gjithçka që i nevojitet organizmit. Kikirikat e rrisin libidon, posaqërisht tek meshkujt.
– Peshk i kaltër: është i pasur me acid yndyror omega-3, i cili e shkatërron depresionin dhe ngrit epshin seksual.
– Avokado: Luftëtar i mirë kundër lodhjes, i shkëlqyer për celulitin, ringjall lëkurën dhe rrit energjinë.
– Spinaq dhe perime të tjera të gjelbërta: Spinaqi është burim i skëlqyer i magnezit, i cili ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Rritja e qarkullimit në pjesën e organeve seksuale sjell eksitim si tek meshkujt edhe tek femrat.
– Speca djegës: Përmbajnë kapsaicin që shton eksitimin dhe shkakton reaksione të ndryshme në trup.
– Ananas: I pasur me vitaminë C andaj edhe përdoret për trajtime homeopatike të shërimit të impotencës.
– Badem: Bademi dhe arrat me mjaltë, edhe e shijshme edhe dobiprurëse.
– Kanellë: Një nga erëzat më të vjetra që shpesh përdoret në ëmbëlsira. Përveç që zgjon epshin, e ndihmon edhe përshpejtimin e metabolizmit.
Edhepse nuk ka fakte të mjaftueshme që vërtetojnë se një ushqim i caktuar është afrodizijak i vërtetë, përvojat e shumë njerëzve e vërtetojnë se ushqimet më lartë kanë një ndikim të veçantë tek organet e riprodhimit, me çka e përmirësojnë jetën tuaj seksuale./kosovarja.ch/