1.4 C
Priština
More

    Le të shkëlqejnë edhe flokët tuaja

    spot_imgspot_img

    Që të forconi flokët dhe t’i leni ato që të rriten, duhet patjetër që të ndaloni të bëni disa gabime të vogla, të cilat së bashku sjellin deri tek dëmtimi i flokëve dhe i bëjnë ato të jenë të thata.

    Lexoni dymbëdhjetë këshillat për flokë të forta dhe të shkëlqyera

    1. Flokët nuk bën t’i lani më shumë se tri herë në javë, e nëse veç është e domosdoshme, ajo edhe më tej mund të mbetet e shëndoshë. Për të gjitha tipet e flokëve më e rëndësishmja është që të shfrytëzohen preparate të mira, ato të cilat në të njejtën kohë forcojnë, rigjenerojnë flokët dhe pengojnë shkatërrimin e tyre.

    2. Shamponin vendoseni vetëm në rrënjë të flokëve dhe mos e bëni për së tepërmi me shampon pjesët tjera të flokëve. Nëse i fërkoni së tepërmi pjesët tjera të flokëve, posaçërisht ato në maje të kokës, do të krijoni shumë nyje lëmshi, sqaroni stilistja Nataniel Hokins. Duke patur parasysh që flokët janë më të thyeshme sa janë të lagura, ai lëmsh i flokëve do të shkaktojë çarjen e saj.

    3. Asnjëherë mos i krihni flokët kur janë të lagura. Thitheni butësisht pjesën e mbetur të ujit me peshqir, pa fërkim. Kaloni me ngadalë me gishta nëpër flokë dhe shpërndajeni pasi të shtoni regjeneratorin. Atëherë mundeni t’i krihni, mirëpo të keni një brushë të mirë.

    4. Brusha nuk do të thotë që të jetë e shtrenjtë, sepse më e rëndësishmja është që të ketë maje të rrumbullakëta, e jo me thepa.

    5. Flokët lajini me ujin më të ftohtë të cilin mundeni ta përballoni, sepse ajo do të forcojë flokët dhe të çarat do të duken shumë pak, sqaron dermatologia amerikane Meri P. Lupo.

    6. Pasiqë të keni lartë flokët dhe stërvitur ato me duar, thajini me peshqir. Mos e mbledhni atë në formë turbani, dhe mos i fërkoni flokët me peshqir, sepse do t’i bëni lëmsh, por butësisht thani prej rrënjës kah majat.

    7. Parase të filloni t’i thani flokët, në flokë shtoni vaj, krem apo sprej për mbrojtje termale. Në këtë mënyrë do të parandaloni të çarat në majet e flokëve

    8. Hekurin për flokë, figaron apo tharësen mundeni edhe më tej t’i përdorni. E rëndësishme është që të mos e teproni, që do të thotë se të provoni që të mos hekurosni flokët, apo të vendosni figaron secilën herë kur i lani ato. Një herë në javë është në rregull, mirëpo gjithçcka më shume se aq do të dëmtojë flokët.

    9. Pasiqë keni shtuar preparatin për mbrojtjen termale të flokëve, thajini dhe filloni t’i hekurosni duke patur kujdes në mënyrën e hekurosjes. Lexojini mirë udhëzimet e prodhuesit lidhur me temperaturën maksimale dhe kohën e hekurosjes. Gjithsesi mundohuni që të mos të kaloni me hekur dy herë nëpër fijen e njejtë. Hekuri me pllaka keramike dëmton më së paku flokët.

    10. Zgjedhni tharësen për flokë të intensitetit 2000 ë, e cila shumë shpejt than flokët, saqë qimet nuk arrijnë që të nxehen së tepërmi dhe të pëlcasin. Gjithashtu përdorni brushë nga fijet sintetike. Tërhiqni butësisht flokët me brushë dhe tharësen mbajeni në distancë së paku pesë centimetra nga flokët, me qëllim që të mos i dëmtoni, shton Lupo.

    11. Shmangeni drejtimin brazilian të flokëve për shkak të sasisë së rrezikshme të formaldehidës.

    12. Pothuajse të gjitha ngjyrat e flokëve përmbajnë peroksid i cili e shkatërron elasticitetin e flokëve, dhe për këtë majet e flokëve pëlcasin. Shtoni ngjyrën vetëm në rrënjë dhe pastaj kriheni deri tek majat dhe lejeni që të veprojë për disa minuta. Me qëllim që flokët të qëndrojnë më gjatë të freskëtë, shfrytëzoni shampon të dedikuar për flokë të ngjyrosura. Përmes tyre flokët do të duken më të freskëta, do të jenë më të shëndosha, kurse ngjyra do të qëndrojë më gjatë.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...