17 vite pasi është aprovuar ilaçi i parë për mosfunksionimin erektil tek meshkujt, Drejtoria amerikane për ushqim dhe barëra FDA, të martën ka aprovuar edhe ilaçin për dëshirën e vogël seksuale tek femrat.
Ilaçi me emrin Addyi duhet të shërojë defektin e dëshirës hipoaktive seksuale (HSDD) tek femrat në paramenopauzë, bëhet fjalë për ilaçin që FDA e aprovoi për të trajtuar çrregullimet e dëshirës seksuale.
FDA ka aprovuar ilaçin me paralajmërimin e efekteve të mundshme anësore sikurse tensioni i ulët i gjakut dhe humbja e vetëdijes, posaqërisht nëse ilaçi konsumohet me alkool.
Bëhet fjalë për përparimin më të madh në medicinën e shëndetit femëror, që nga zbulimi i kontracepcionit. Me këtë ilaç legjitimohet rëndësia e seksualitetit tek femrat, si komponentë e rëndësishme e shëndetit.
Megjithatë, shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve Qytetari Publik parashikon se ilaçi të hiqet nga përdorimi në afat prej disa viteve pasiqë përmban rrezik të madh ndërsa sjell dobi të vogël.
Ilaçi i kompanisë Sprout Pharmaceuticals është rrefuzuar dy herë- gjegjësisht më 2010 dhe 2013- ndërsa tani FDA ka aprovuar Addyi pas presioneve të disa kompanive për lobim, me kusht që konsumatorët të paralajmërohen për rrezikun e mundshëm.
Femrat që gjatë studimeve klinike kanë marrë Addyi, në muaj kanë përjetuar mesatarish një ndjesi të kënaqshme seksuale më tepër se femrat që kanë konsumuar placebo. Përkrahësit e ilaçit thonë se bëhet fjalë për arritje të madhe, ndërsa kritikët thonë se rreziqet e mundshme i tejkalojnë dobitë.
Cili është mendimi juaj?