-3.2 C
Priština
More

    Sa është i rëndësishëm shkëmbimi i mesazheve erotike?

    spot_imgspot_img

     

    Qysh se kemi mbaruar me shkollën e mesme, ideja e dërgimit të mesazheve erotike na tmerron. Kjo ndodh ashtu sepse kemi mësuar se shumë njerëzve u është shkatërruar jeta me mesazhe dhe fotografi erotike private të cilat kanë “rrjedhur” në hapsirën kibernetike.

    Mirëpo studjuesit e Universitetit Dreksel nuk janë të bindur se gjithçka është aq e tmerrshme. Ata kanë studjuar efektet reale të mesazheve seksuale, në studimin e tyre kanë përfshirë 870 meshkuj dhe femra të moshave 18 deri në 82 vjeçe, kanë pyetur për motivet e mesazheve seksuale, natyrën e tyre dhe kënaqësinë seksuale.

    Si duket shumë njerëz janë duke bërë një gjë të tillë, 80% të të anketuarve kanë pranuar se kanë dërguar/pranuar mesazhe seksuale në jetën e tyre, 82 përqind kanë pranuar se e kanë bërë një gjë të tillë vitin e kaluar.

    75 përqind e të anketuarve kanë thënë se kanë dërguar mesazhe të tilla brenda lidhjes serioze.

    Sipas studimit, sa më shumë që të bëni sekst ( kombinim i fjalës tekst dhe seks), do të keni jetë më të mirë intime dhe do jeni më e kënaqur me lidhjen tuaj.

    Supozohet se një komunikim i tillë e shpëton lidhjen nga të qenurit e injoruar pasiqë nuk ka gjë më të mirë për të zgjuar libidon e juaj.

    Përveç kënaqësisë në lidhje dhe asaj seksuale, ka edhe shumë arsye tjera që na bëjnë të sekstojmë.

    Mban energjinë tuaj seksuale përderisa jeni beqareshë

    Nëse nuk keni dëshirë të filloni lidhje, një sesion i gjatë i sekstimit do ju mbajë për një kohë të gjatë. Më pas, mund të ktheheni dhe të rilexoni bisedën nëse ndjeheni e eksituar.

    Ju qetëson

    Sekstimi mund të përdoret si shpërqëndrim, nëse ndjeheni anksiozë gjithçka që duhet të bëni është të dërgoni një mesazh me përmbajtje eksplicite dhe të prisni përgjigjen e partnerit. Gjëja që ju shqetësonte para pesë minutave as nuk ju bie ndërmend tani.

    Nuk sjell telashe

    Jeta e vërtetë seksuale di të sjellë telashe. Vjen me një sasi të madhe të gjepurave emocionale dhe me shkëmbim të lëngjeve të trupit. Asnjë nga këto nuk vjen me sekstim, lidhja përmes sekstimit është unike dhe intime mirëpo nuk ju rrezikon nga sëmindjet seksuale.

    Ju lejon të përdorni fjalët e juaja

    Jo gjithnjë mund të përdorni fjalët e juaja gjatë seksit real. Disa njerëz dëshirojnë të flasin pis mirëpo disa të tjerë e urrejnë dhe shpesh ndodh që pas fjalëve të pasojë një qetësi dhe heshtje e frikshme. Sekstimi ju lejon që të shpreheni pa turpin që vjen me komunikimin sy më sy.

    Ju bën të ndjeheni seksi

    Shumica prej nesh ndjehen fajtore kur sekstojnë sepse në ato momente jemi e kundërta e seksuales. Kemi mbledhur flokët në një topuz, nuk kemi makijazh, sapo kemi përfunduar të ngrënit e njeë ushqimi, dhe prap i themi simpatisë se sa shumë do të kishim dëshiruar që të bëjmë dashuri në këto momente.

    Pa marrë parasysh se ndjehemi si më keq, e dimë se sekstimi na bën të ndjehemi seksi.

    E ngjall jetën tuaj

    Seksi real duhet të planifikohet, duhet të bëhet në ndonjë vend privat dhe të qetë, ku askush nuk do ju zë në mes të aktit.

    Mirëpo sekstimi mund të ndodh kudo, në çdo kohë. Madje edhe gjatë ditëve të punës, në tramvaj apo në mes të teatrit.

    Është një mënyrë e sigurtë dhe efektive e kënaqjes së epshit tuaj- kurdo që të ngjallet./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...