4.7 C
Priština
More

    Gjuha e dashurisë

    spot_imgspot_img

     

    A e kujtoni kohën kur jeni bërë bashkë për herë të parë me partnerin tuaj? Ajo periudhë e mbushur me energji, kohë të përbashkët dhe vëmendje për njëri tjetrin, përplot me ledhatime dhe ndjenja fisnike është periudha më e rëndësishme në jetën tuaj. Sipas një studimi, ju mund t`i ktheni këto aspekte të lidhjes suaj duke mësuar se si të flisni në gjuhën e dashurisë që e flet partneri juaj.

    Studjuesit kanë veçuar pesë “gjuhë” më të mëdha- fjalët e afirmimit, koha kualitative, pranimi i dhuratave, aktet e shërbimit dhe prekja fizike, ndërsa përveç këtyre pesë gjuhëve primare kemi edhe një apo dy që janë dytësore. Edhe në qoftë se do ju duhej që t`i provonë të gjitha këto gjuhë për të kuptuar partnerin tuaj, në fund do të keni vetëm dobi nga ajo.

    Interpretimi i partnerit

    Ka disa mënyra se si të ushtroni gjuhën të cilën e përdor partneri juaj, taktika e parë është t`i provoni të gjitha dhe të vendoseni për më të suksesshmen. Nëse dëshironi të jeni më e saktë, vini re gjërave që i pengojnë partnerit tuaj. Shembull, nëse thotë “Nuk po më dëgjon” kjo tregon se nuk keni kohë kualitative të mjaftueshme, nëse ankohen se nuk i ndihmoni atëherë është akti i shërbimit e tj.

    Edhe ju do të jeni e përkujdesur

    Gjatë rrugëtimit deri tek të kuptuarit e gjuhës së partnerit, do të kuptoni edhe gjuhën tuaj. Kur të fillon të flisni gjuhën e partnerit do të kuptoni se edhe ju përmbusheni nga ai, edhepse gjuhët i keni të ndryshme, sepse zakonisht çiftet kanë gjuhë të ndryshme të dashurisë pasiqë të kundërtat tërhiqen.

    Pesë gjuhët

    Më poshtë do i gjeni pesë gjuhët që i kanë përshkruar studjuesit:

    1. Je më i miri

    Gjuha e parë e dashurisë janë fjalët e afirmimit, njerëzit që flasin këtë gjuhë lulëzojnë kur komplimentohen dhe kur u thuhet se sa janë të vlefshëm. Ata dëshirojnë të dëgjojnë se janë më të mirët në gjërat që i bëjnë, provoni komplimente të ndryshme brenda javës si dhe dërgoni porosi me fjalë afirmimi kur ndodheni larg njëri-tjetrit.

    1. Shoqërimi

    Për disa njerëz gjuha e dashurisë është koha kualitative, shikimi i filmave bashkë nuk përfshihet në këtë kategori. Kjo kategori nënkupton të kaloni kohë së bashku pa qenë të penguar. Këta persona kërkojnë biseda kualitative, dëshirojnë t`i dëgjoni dhe të parashtroni pyetje. Bëni diçka që partneri juaj pëlqen, bëni shëtitje, provoni lokale të reja, rishikoni fotot e vjetra bashkë e tj. Bëni kohë kualitative të paktën dy herë në javë.

    1. Nuk ishte nevoja…

    Ndoshta gjuha e partnerit tuaj është dhënia e dhuratave. Simbolet vizuale të dashurisë për disa persona janë më t’rëndësishme sesa tek disa të tjerë pasiqë ajo nënkupton se ju mendoni për ata. Bëjeni shprehi të merrni një tufë me lule, keni kujdes në ditëlindje dhe data të rëndësishme pasiqë dhuratat janë gjë e rëndësishme për këta persona. Mundohuni t`i dhuroni diçka partnerit çdo javë, qoftë edhe diç të vogël.

    1. Siurdhëron, Lartmadhëri…

    Gjuha e ardhshme e dashurisë është “akti i shërbimit”. Kjo nënkupton të bëni gjëra që partneri do të dëshironte t`i bëni. Çështja është t`i bëni shërbimet nga dashuria, nqs bëni drekën sepse duhet ta bëni – ajo është detyrë; nëse e bëni sepse kjo gjë e bën partnerin të lumtur – shëndrrohet në akt të dashurisë. Pastroni njollat e pasqyrës, pastroni dhomën apo veturën e partnerit dhe lereni një kartolinë që thotë” vetëm sepse të dua”. Rregullisht pyetni partnerin se çfarë mund të bëni për atë sot.

    1. Të lutem më prek…

    Për ata që flasin gjuhën e prekjes fizike, dashuria është në majen e gishtave. Kjo gjë nuk nënkupton vetëm seks dhe paralojë, mundohuni t`a puthni partnerin në ballë kur punon në kompjuter, shtrëngoni duart kur jeni afër njëri tjetrit. Këto prekje janë të rëndësishm. Kurrë mos e leni partnerin pa përqafim dhe puthje, bëhuni të afërt në publik, bëni dush bashkë, mësoni ti jepni një masazh të mirë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...