1.4 C
Priština
More

    Ushqimet më të mira dhe më të këqija për seksin

    spot_imgspot_img

    Ushqimet që i japin shtytje libidos

    Ju duhet më shumë se disa qirinjë dhe këngë romantike nëse doni të ndjeheni seksi. Një mënyrë e shëndetshme e jetesës mund të ju bëjë të ndjeheni më mirë dhe të përmirësoni jetën tuaj. Në të njejtën kohë, disa ushqime mund të kenë efekt negativ në disponimin dhe libidon tuaj.

    Luleshtrydhat

    Më e mira

    Thonë se luleshtrydhat janë seksi, arsyeja qëndron në atë që janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë qarkullimin më të mirë të gjakut i cili ndikon pozitivisht në funksionimin e organeve seksuale. Më tutje, janë të pasura me vitaminë C e cila është vërtetuar se e rrit numrin e spermatozoidëve.

    Alkooli

    Më e keqja

    Një gotë me verë mund të ju bëjë të relaksuar dhe llafazane në një takim, zakonisht pija alkoolike është arsyeja pse njerëz të panjohur flasin me njëri tjetrin. Mirëpo në realitet alkooli është një nga gjërat më të këqija në jetën tuaj. Alkooli i tepruar e fundos dëshirën tuaj seksuale, e zvogëlon epshin dhe ndjeshmërinë e tj.

    Avokado

    Më e mira

    Ky superfrut është i pasur me vitaminë E dhe ka cilësi antioksiduese, potasium, vitaminë B6 që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Njerëzit që kanë probleme të zemrës kanë dyfish më tepër problee me ereksionin nga rezultati i dëmtimit të arterjeve.

    Bajamet

    Më e mira

    Bajamet përmbajnë zink, selenium dhe vitaminë E që është e rëndësishme për shëndetin seksual dhe për riprodhimin. Seleniumi ndihmon me infertilitetin, zinku është mineral që ndihmon prodhimin e hormoneve mashkullore, gjë që i jep shtytje libidos. Qarkullimi i gjakut është i rëndësishëm për jetën tuaj seksuale andaj kujdes me ushqimin që pengon atë.

    Biftek

    Më e keqja

    Përderisa mishi na furnizon me proteinë dhe zink, ai përmban edhe shumë yndyrëra të ngopura dhe kolesterol. Një dietë e rëndë në mish mund të jetë shkak për diabetin e tipit 2, tension të lart të gjakut, sëmundje të zemrës, kushte mjekësore që mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe funskionimin seksual.

    Patatet e ëmbla

    Më e mira

    Patatet e ëmbla janë të pasura me potasium, që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut e cila është lidhur ngushtë me pamundësinë e arritjes së ereksionit. Ato gjithashtu janë të pasura me beta-karotinë, duke e furnizuar organizmi me vitaminë A.

    Farat e susamit

    Më e mira

    Zinku është i mirë për shëndetin seksual ndërsa farat e susamit përmbjanë shumë nga ai.

    Shalqiri

    Më e mira

    Shalqiri është i popullarizuar tek ne gjatë verës, është i ulët në kalori mirëpo është i lartë në fitonutrintë, që kanë potencial për rritjen e libidos. Një studim tregoi se likopen, citrulin dhe beta-karoteni që gjenden në shalqi mund të relaksojë enët e gjakut dhe mund të sigurojë ringjalljen tuaj seksuale.

    Ushqime me yndyrë

    Shumë ushqime të shpejta dhe të fërguera kanë shumë shtresa të “yndyrës së keqe” që ka ndikim negativ në zemrën tuaj dhe rrjedhën normale të gjakut. Duhet të keni kujdes nga këto lloje të ushqimeve pasiqë shkaktojnë probleme edhe tek meshkujt edhe tek femrat./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...