-4.9 C
Priština
More

    5 mënyra si të flirtoni më mirë

    spot_imgspot_img

    Një artikull për “sindromin Tinderella” dërgoi një mesazh të qartë, se femrat janë tepër të varura nga uebfaqet e takimeve online dhe nuk janë në gjendje t`i qasen meshkujve në jetë reale.

    Derisa disa njerëz propagandojnë se këto faqe ndjellin padurim dhe pasiguri, ekspertët tregojnë se këto faqe në fakt i ndihmojnë njerëzit të ndjehen më të sigurtë se sa në interaksionet sy më sy.

    “Sindromi Tinderella” është fakt mirëpo fshehja pas një celulari apo kompjutori u jep nejrëzve një fije trimëria dhe i lejon edhe ata të turpshmit të fillojnë një bisedë me një person potencial për partner.

    Flirtimi online është i mirë sepse njiheni dhe kur të takoheni e dini që keni një interes të përbashkët, andaj edhe keni më pak rrezik emocional. Mirëpo një numër i madh i njerëzve varen nga celularët e tyre në vend se të kërkojnë romantikën në jetën reale.

    Nëse ndjeni se aplikacionet dhe uebfaqet online janë duke e penguar aftësinë tuaj të flirtoni në jetën reale, ja disa këshilla:

    Largojeni celularin

    Titulli shpjegon vetveten. Largojeni celularin, tabletin apo kompjuterin për një kohë, meshkujt përreth ndoshta frigohen se nuk do të mundne tju ndajnë nga ekrani juaj.

    Flisni

    Mos u frigoni të filloni bisedë sy më sy, trimërohuni dhe bëhuni të vetëdijshëm për njerëzit rreth jush në vend se për ata në jetën virtuale. Uebfaqet e takimeve dhe flirtimeve janë interesante kur nuk jeni në publik, të paktën kontrolloni notifikimet në tualet e jo kur jeni me një grumbull njerëzish.

    Qeshuni

    Një buzëqeshje reale në jetën reale do ju bëjë të dukeni më pozitive dhe mund të ketë efekt valëzues tek njerëzit përreth. Buzëqeshja me ndonjë person që është i zënë nuk do të thotë se e keni bërë huq atë, me një buzëqeshje mund të dispononi dikë gjatë tërë ditës. Fytyra juaj është shumë më e bukur me një buzëqeshje në të.

    Mbajeni vështrimin e tyre

    “Dëshiroj të vështroj njerëzit në sy, mirëpo nuk dua të teprohem- ajo gjë i bën njerëzit të parehatshëm” thotë një femër.

    “Më besoni, e kam bërë shpesh dhe njerëzit më kanë pyetur : – Pse më shikon ashtu?” në vend të kësaj mësojeni artin e vështrimit, tre herë është një shenjë t`i tregoni dikujt se jeni e interesuar.

    Ushtrimi e sjell perfeksionin

    Bëhuni e sigurtë, seksi, e qeshur me të gjithë. Lidhja dhe buzëqeshja me të gjithë e bën më lehtë të dilni nga zona juaj e komfortit, nëse e bëni këtë me njerëz ndaj të cilëve nuk keni interesa romantike do të krijoni vetëbesim të vazhdoni edhe me njerëzit ndaj të cilëve keni interesim.

    Para se të përfundojmë me këto këshilla, na lejoni t`u japim edhe një të fundit. Bëni gjërat ashtu si ju dëshironi dhe ashtu që t`ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Shpërndani ndjenjat dhe vibrimet e mira me të gjithë, njerëzit përreth do ju faleminderohen për këtë gjë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...