6 C
Priština
More

    Çfarë nuk duhet të toleroni në një lidhje

    spot_imgspot_img

    14 gjërat që nuk duhet t`i toleroni në një lidhje, sepse ju e meritoni dikë që dëshiron që ju të keni sukses

     

    Romantika mund të na verbojë kundrejt shenjave që na tregojnë se jemi në një lidhje të dëmshme. është vhtirë tëpranohetfakti se dashuria e jetës sonë posedon edhe kualitete të tmerrshme, ndonjëherë edhe të rrezikshme. Si është e mundur që një person aq mirë të ketë tendenca dhe shprehi aq të tmerrshme vetëm disa momente më vonë? Askush nuk është perfekt, njerëzit zhvillohen dhe ndryshojnë dhe çdo çështje e moderuar mund të rregullohet. Sidoqoftë, problemet tjera mund të rregullohen vetëm me përfundimin e lidhjes dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve me partnerin. Pra, çfarë janë ato probleme të cilat nuk duhet të tolerohen në një lidhje?

    Shume nga sjelljet e patolerueshme që manifestohen tek partnerët, burojnë nga pasiguria dhe dëshira të vendosin konroll dhe dominim në lidhje. Partnerët mund të bëjnë akuza të pabaza për tradhëti, shqiptojnë vërejtje mizore në lidhje me qëllimet dhe arritjet e juaja, përpiqet të ju bind se ankesat e juaja janë rezultat i inferioritetit të tyre. Ndonjëherë dhuma e partnerit mund të eskalojë dhe të përfshijë dhunë të partnerit intim, ndryshe DHPI, që mund të manifestohet si abuzim seksual, fizik, psikologjik, emocional.

    Ja 14 shembujt e gjërave që nuk duhet t`i toleroni në një lidhje:

    1. Abuzim verbal apo emocional

    Shumica prej nesh e pranojnë abuzimin emocional pa e kuptuar, abuzimi fizik vjen me shenja që mund t`i shihni, mirëpo abuzimi emocional karakterizohet me komente manipulative dhe sjellje kontrolluese që ju shkakton vetë-dyshim.

    Sjellja e abuzuesit emocional mund të duket e parëndësishme në fillim, por trajtimi i vazhdueshëm degradues është tregues i një çështje shumë të thellë. Sjelljet për t`u shqetësuar për ato përfshijnë poshtërimin në publik dhe para familjes, miqve, kolegëve, ju detyron të merrni leje para se të shkoni gjëkundi, shfryn zemërimin tek ju qoftë të keni lidhje me problemin qoftë të mos keni snjë lidhje, ju ofendon dhe ju thirr me emra mizorë, ju kërcënon me qëllim që të mbajë kontrollin- dhe lista vazhdon.

    Abuzmi afatgjatë emocional mund të rezultojë me vetëbesim të ulët, tërheqje nga familja dhe shoqëria, depresion, sëmundje, ankth dhe dorëheqje nga qëllimet. Ju nuk e meritoni këtë lloj të trajtimit mirëpo identifikimi dhe lënia e një keqtrajtuesi të tillë kërkon kohë. Shfrytëzoni përparësinë e resurseve në dispozicion dhe këshillimeve përderisa mblidhni guximin për të braktisur lidhjen.

    1. Abuzimi fizik

    Nëse parteri juaj ju keqtrajton fizikisht, mbledhja e guximit, fuqisë dhe aftësimi për t`a braktisur është një proces i gjatë dhe i vështirë që mund të komplikohet,përveç të tjerash, me barriera ekonomike. Andaj, bëhuni e mirë me vetveten dhe kuptojeni se ju nuk e meritoni një gjë të këtillë dhe keni të drejtë të përfundoni lidhjen. Kur të keni vendosur se jeni e gatshme, ka disa masa dhe hapa që duhet marrë para se t`a bëni tranzicionin të sigurtë dhe të lehtë. Këto hapa nënkuptojnë mbledhjen e dëshmive të abuzimit nëse vendosni të ngreni padi, duhet të keni të paktën dy plane të ikjes si dhe një vend të sigurtë për të shkuar, një çantë me gjëra elementare, para kesh, ilaçe, dokumentet e tj.

    1. Partneri mund të ju bëjë të ndjeheni tmerrshëm nëse e rrefuzoni seksin, gjë që mund të sjellë edhe sulm

    Kësa gjëje mund t`i themi “përdhunim martesor”, gjë që në vendet demokratike është shkelje e ligjit. Ka kaluar koha kur detyra e gruas ishte që patjetër të kënaqte apetitet e burrit, qoftë edhe nëse nuk ndihet mirë. është me rëdnësi të dini të dalloni përdhunimin martesor, nëse partneri juaj ju bën shtypje që të përfshiheni në seks që nuk e dëshironi, vetëm pse është “detyra” juaj si grua apo sepse “u keni borxh”, ajo lidhje është abuzive, e pashëndetshme dhe e pasigurtë.

    1. Qortimi i trupit

    Kur partneri ju qorton për peshën tuaj, pamjen e tj, jo vetëm që është mizore, e papjekur dhe e bazuar në pavërtetësi patriarkale, por mund të jetë edhe mënyrë manipulative për t`ju bindur se ju kurrë nuk do të jeni e mjaftueshëm e mirë për askënd tjetër; nuk mund të ikni nga lidhja sepse askush nuk do ju dojë. Kjo është një metodë e pështirë që përdoret për vendosjen e dominimit dhe kontrollit.

    1. Partneri refuzon të dëgjojë nevojat e juaja seksuale

    Nëse partneri përshpejton paralojën sepse konsideron orgazmën e tij më të rëndësishme se të tuajën, ju bën të ndjeheni keq për preferencat e juaja seksuale, ju bën shtypje për aktivitete në të cilat nuk ndjeheni komfort, atëherë tregojeni pakënaqësinë pa aspak turp.

    1. Partneri nënvlerëson ambicjet e juaja

    është e pamundur të mbani një lidhje të shëndoshë me dikë që nuk ju sheh duke arritur suksesin. është ndryshe kur partneri ju jep kritika konstruktive dhe është ndryshe kur shpreh frustrimet e tija nëse karriera e juaj bën që t`a neglizhoni lidhjen. Nëse pasiguria e partnerit tuaj, xhelozia, natyra kontrolluese e tj, e bëjnë që në mënyrë aktive të ofendojë etikën tuaj të punës, të përqeshë arritjet e juaja, madje edhe të ju bind të rrefuzoni mundësitë e mira, atëherë duhet patjetër të përballeni me këto çështje apo të përfundoni lidhjen.

    1. Partneri që nuk e pranon publikisht lidhjen tuaj

    Nëse ju dhe partneri juaj leni vendosur bashkarisht të nisni një lidhje ku të dy do të jeni të përkushtuar, atëherë nuk keni çfarë të mbani sekret. Sidoqoftë, nëse në rastin e lidhjes suaj partneri nuk ju prezanton para miqve sikur gjysma e tij, atëherë konsideroni këtë gjë si alarm. Ndoshta ka edhe lidhje tjera dhe nuk guxon të “zbulohet”, apo ju mban si “rezervë” që nëqoftë se del diçka më e mirë, do ju braktisë menjëherë. Sidoqoftë, ju meritoni të jeni me dikë që ju rrespekton dhe krenohet me ju.

    1. Llamba e gazit

    “Llamba e gazit” është një film i vjetër në të cilin në qendër të vëmendjes janë një çift i sapomartuar. Burri kërkon pasuri të fshehur në podrum me llambën e gazit e cila i bën të gjitha dritat tjera në shtëpi të zbehen. Kur gruaja i tregon burrit se dritat po zbehen kur ai po përdor llambën e gazit, ai e quan atë të çmendur dhe i thotë se po halucionon gjëra.

    Kjo gjë ndodh tek partneri kontrollues, i lejon partnerit tuaj të ju izolojë nga miqtë dhe familja duke ju bërë të dyshoni realitetin. Nëse ju ofendon me ndonjë koment dhe ju e konfrontoni, do ju thojë se ishte një shaka. Të lësh një partner të tillë është shumë e vështirë nagqë krijon shumë vetëdyshim tek ju.

    1. Partneri që ju mban larg shoqërisë suaj

    Një alarm i vërtetë është kur partneri dëshiron të ju izolojë nga njerëzit që kanë qenë tërë kohën në jetën tuaj. Partneri juaj mund të bëhet tepër e kontrollues, xheloz, dhe i pasigurtë sa herë që ju të ndërveproni me ndonjë person tjetër, deri në pikën që ajo ndikon negativisht në lumturinë tuaj, marrëdhëniet personale dhe vetë-kujdesin. Partneri juaj mund të dijë që miqtë tuaj nuk do t`a pëlqejnë marrëdhënien tuaj për arsye të shumta, andaj do të përpjeket për t`ju mbajtur larg nga njerëzit që do të nxjerrin në pah të metat dhe shqetësimet serioze në lidhjen tuaj.

    1. Partneri ju akuzon vazhdimisht për tradhti

    Nuk duhet të mbani lidhje me miqtë e ngushtë për shkak të pasigurive të partnerit tuaj. Nëse ka aspekte të caktuara që bëjnë partnerin tuaj të mos ndjehet rehat, atëherë duhet që të dëgjoni shqetësimet e tij dhe të vlerësoni se si sjellja e juaj mund të jetë lënduese. Sidoqoftë, nëse ai ju akuzon vazhdimisht për tradhti me njërin apo shumë miq, përkundër faktit se NUK keni bërë ndonjë gjë të tillë, nuk keni nevojë për dyshime sepse diçka nuk është në rregull. Partneri duhet të kuptojë se ju ishit person para se të hyni në lidhje dhe jeni person edhe jashtë lidhjes, nuk do të thotë se do të jeni e pabesë apo se ata mund të flasin për ju si për një të përdalë.

    1. Partneri nuk rrespekton kufijtë e juaj

    A bën shaka partneri për gjëra traumatike që nuk janë për t`u qeshur? A flet për ish të dashurat me një mënyrë që ju shqetson juve? A ndan informata për jetën tuaj privat me të tjerë, edhepse ju protestoni kundër? Këto janë vetëm disa mënyra si të shkelë në kufijtë e juaj, ndërsa ju duhet t`ia tërheqni vëmendjen për këtë gjë.

    1. Partneri shfuqizon zemërimin dhe eksperiencën tuaj

    Ngjashëm me shembullin e llambës së gazit, nuk duhet ta toleroni partnerin kur ju thotë se pjesë të rëndësishme të jetës suaj apo eksperienca të tilla janë të parëndësishme dhe të pavërteta. Nëse nuk e adresoni këtë problem me kohë, do të frustroheni dhe iritoheni edhe më tepër . Mos lejoni që partneri të ju anashkalojë apo të minimizojë zemërimin tuaj.

    1. Partneri nuk ju lë të përfundoni fjalinë, ju merr fjalën

    Thuhet tërë kohën por është shumë e vërtetë, komunikimi është një nga pjesët më të rëndësishme të lidhjes. Nëse partneri flet shpesh sipër jush, qoftë edhe nëse nuk është e qëllimshme, duhet t`ia adresoni këtë. Herën e ardhshme që ju pret fjalë duhet ti thuani nëse kërkon publik apo bisedë?

    1. Ofendimi

    A është partneri i zemëruar për historinë tuaj seksuale apo numrin e partnerëve të mëparshëm? A ju quan “kurvë” apo “bushtër” nëse veshja juaj tregon “shumë lakuriqësi”? Ofendimi është një mënyrë e partnerit tuaj të marrë kontrollin mbi trupin tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...