3.7 C
Priština
More

    7 simptomat seksuale që nuk duhet t`i injoroni

    spot_imgspot_img

    Pjesa “atje poshtë” nuk sillet gjithmonë siç prisni ju, dhe ndonjëherë mund të keni probleme turpëruese gjatë momenteve intime me partnerin. Por edhepse ju pengojnë për momentin, këto lajmërime janë të rëndësishme për shëndetin tuaj. Edhepse mund të ndjeheni e rezervuar të flisni për këto probleme, është esenciale që ta vizitoni mjekun dhe t`ia shpjegoni se ku ndodhet problemi dhe sa herë ju paraqitet. Përderisa shumica e dhimbjeve mund të lidhet me gjendje të shërueshme, siç është rrjedhja nga infeksionet apo ovulacioni, burimet e sëmundjeve tjera mund të jenë kronike dhe shumë më serioze/ lexoni dhe mësoni për shtatë simptomet që nuk duhet t`i injoroni.

    1. Shkarkimi vaginal

    Kur ovuloni në mes të ciklit menstrual dhe trupi juaj është më pjellor, vagina juaj sekreton qartë deri në pak e mjegulluar dhe që është më e bollshme se në rastet tjera gjatë muajit. Përderisa shkarkimi i tillë vaginal është normal, nëse lëngu është i ngjizur, i mbledhur dhe i bardhëm atëherë kemi të bëjmë me infeksion të tharmit vaginal. Kjo ndodh si rezultat i rritjes së jashtëzakonshme të një këpurdhe të quajtur kandida, që është gjithmonë e pranishme në vaginë. Stresi, sëmundjet, marrja e antibiotikëve dhe steroideve, dhe ndonjëherë probleme shëndetësore si diabeti mund të shkaktojnë rritje të jashtëzakonshme. Shkarkimi vaginal mund të jetë sinjal edhe i sëmundjeve seksualist ngjitëse sikurse gonorea, trikomoniasis, klamidia.

    1. Kruarje e nxituar

    Nëse pjesa gjenitale ka marrë ndezje dhe ju kruhet, ju ka të ngjarë një formë e dermatitit vulval, që është një reaksion alergjik ndaj një irituesi, që mund të jetë gjithçka nga xheli i dushit tek fibrat sintetike në veshjet e brendshme. Ndonjëherë kruarja paraqitet pas seksit sepse femra mund të jetë alergjike ndaj kremave spermicide, prezervativëve lateks apo lubrikantëve, mund të jenë alergjike edhe ndaj urinës së partnerit, djersës apo spermës. Kruarja gjithashtu paralajmëron herpesin, një sëmundje që fillon me ndjesi shpimi gjilpërash e pastaj zhvillohen puçrra të vogla të kuqe apo flluska të bardha. Herpesi ndikon në 16% të njerëzve mirëpo 80% nuk e dijnë se e kanë sepse nuk kanë shenja të dukshme, dhe simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person. Nëse ju apo partneri juaj keni simptoma të herpesit, abstenoni me seksin dhe vizitoni mjekun. është me rëndësi të madhe që shtatëzënat të trajtojnë herpesin sepse ato transmetojnë infeksionin tek foshnjet gjatë lindjes. Një sëmundje tjetër që shkakton kruarje është liken sklerosa, një gjendje e rrallë e lëkurës që shkakton lëkurën e njollosur të bardhë, zakonisht në gjenitale dhe rreth pjesë anale. Kjo gjendje shkakton që lëkura e asaj pjese të hollohet dhe të qerohet shumë lehtë, nëse anashkalohet mund të shformojë gjenitalet dhe t`a bëjë seksin më të dhimbshëm.

    1. Senzacion djegës

    Nëse keni nevojë për të urinuar me frekuencë alarmante dhe urinimi është jashtëzakonisht i dhimbëshm, fjaësoni bakteret në formën e një infeksioni të traktit urinar. Seksi mund të mbartë bakteret edhe më thellë në fshikzën tuaj, duke shkaktuar infeksion më serioz të quajtur cystitis. Në rastë të rralla, senzacioni djegës është shenjë e vulvodynia, dhimbje kronike në vulvë që shkaktohet nga infeksioni, trauma apo shkaktarët e paidentifikuar. Kjo gjendje që ndikon në 1 % e grave amerikane, nuk shkakton dhembje vetëm gjatë seksit por edhe kur ecni, shkoni në tualet apo edhe nëse vetëm pushoni.

    1. Spazma e muskujve

    A ndrydhen apo shtrëngohen gjenitalet kur jeni e prekur atje apo dëshironi të bëni seks? Nëse po, vaginismus është shkaktari. Vaginismus ndikon në 6% të grave dhe shkakton spazma të pavullnetshme të muskujve të murit vaginal, duke e bërë penetrimin të dhimbshëm. Shkaku u kësaj ende nuk është i njohur, ndonjëherë si burim merret gjendja emocionale, siç është trauma nga marrëdhëniet e kaluara, apo ankthi rreth raportit seksual. Tretmani përfshin konsultime, përdorimin e zgjeruesit të vaginës dhe terapi fizike për të ritrajnuar muskujt dhe të ndaloni spazmat gjatë seksit.

    1. Erë e thartë

    Nëse aroma juaj e zakonshme kthehet në aromë të peshkut apo e thartë, keni një shenjë të vaginosës bakteriale(VB), një inflamacion që rezulton nga rritja e jashtëzakonshme e baktereve (zakonisht gardnerella) që normalisht gjendet në vaginë. Pirja e duhanit, dushi i shpeshtë dhe aktivitetet e shpeshta seksuale mund të shkaktojnë VB. Femrat zakonisht vërejnë erën e fortë nga VB pas menstruacioneve apo pas seksit. Në rastet më të rralla, era e keqe mund të shkaktohet nga një tampon që ka mbetur në vaginë më gjatë se sa rekomandohet, tetë orë që të preventohet infeksion bakterial dhe sindromi i shokut toksik. Nëse e leni tamponin për disa orë shtesë nuk do të thotë se do të shkaktojë sindromin e shokut toksik, sidoqoftë nëse përjetoni temperaturë të lartë kontaktoni urgjentisht mjekun.

    1. Gjakderdhja

    Shkaku i gjakderdhjes së lehtë mund të gjendet tek faktorë të ndryshëm në varësi të moshës suaj dhe shëndetit. Menopauza është një çekuilibër hormonal që mund të shkaktojë mitrën tuaj për të derdhur gjak në një kohë të papritur. Kjo gjakderdhje mund të ndodhë nëse jeni duke përdorur edhe pilula për kontroll të lindjes që nuk përputhen me trupin tuaj. Nëse gjakderdhja ndodh vetëm mënjëherë pas seksit, dhe jo në ndonjë kohë tjetër – Dr. Curtis thekson se kjo mund të jetë një çështje që lidhet me qafën e mitrës suaj. qelizat mund të jenë senzitive apo të ndezura për disa arsye, siç është HPV-ja apo fillimi i kancerit në qafë të mitrës. Shkaqe tjera për gjakderdhje vaginale mund të përfshijnë kancerin endometrial, fibroide të mitrës (që janë beninje), sëmundjet inflamatore të pelvikut apo edhe shtatzëni ektopike (e cila ndodh në tubat fallopian e jo në uterus). Nëse jeni shtatzënë, gjakderdhja mund të jetë shenjë e ndonjë aborti. Nëqoftëse kjo është arsyeja, Dr. Reed ju rekomandon që të njoftoni mënjëherë mjekun tuaj dhe të shkoni në emergjencë.

    1. Dhimbje gjatë seksit

    Pothuajse 22% e grave përjetojnë dyspareunia apo marrëdhënie seksuale të dhimbshme, raporton World Health Organisation. Shkaku është zakonisht çështje e fizikës – nevoja për të shmangur depërtimine thellë apo për të gjetur një pozicion që është i përshtatshëm dhe i pëlqyeshëm për ju. Nëse dhimbja vazhdon, mund të ketë shumë shkaqe: cista ovarian, infeksione të mitrës apo tubat fallopianë, endometrioza apo fibroidet e mitrës. Nëse përjetoni ndonjë dhimbje të vazhdueshme gjatë marrëdhënieve seksuale, bisedoni me mjekun tuaj. “Kushtoni rëndësi se nga vjen dhimbja”, thekson Dr. Curtis. “analizoni a është dhimbje konstante apo sporadike dhe diskutojeni në detaje me mjekun tuaj”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...