Gënjeshtra është një akt bashkëpunues, d.m.th që gënjeshtra të ketë sukses kemi nevojë për gënjeshtarin dhe për personin që i beson gënjeshtarit. Për fat të keq, ne kemi tendencë që t`u besojmë personave që na kanë parë lakuriq, kjo d.t.th se 50 % e personave që kërkojnë në Google “ si të zbuloj nëse më gënjen ai” e dinë se janë të gënjyera mirëpo nuk dëshirojnë t`a besojnë.
Zbrazëtirat në lidhje janë shumë reale dhe të gjithë gënjeshtarët e dinë këtë gjë. Një rregull për manipulimin e njerëzve është t`u jepni diçka që ata kanë nevojë shumë, ndërsa ata persona që kërkojnë dashuri dhe besim zakonisht e kanë të vështirë të shohin të vërtetën.
është e komplikuar të kuptohet arsyeja pse rrimë vërdallë njerëzve të cilëve nuk u besojmë? Pse fjalët e ëmbla fitojnë mbi argumentet e idhëta? Kur të kuptoni se çfarë dëshironi të dëgjoni do të mund të mundoheni të kuptoni edhe të vërtetën.
Gënjeshtra i shërben një qëllimi në lidhjen tonë, ajo ndihmon në mbulimin e zbrazëtirës ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, me qëllim që lidhjet në zhvillim të kenë gjasa për të luftuar. Për lidhjet më të zbehta, si ato mes miqve apo kolegëve, gënjeshtrat e vogla që i përdorni për të evituar shoqërimin me ta nuk janë punë e madhe. Duhet të brengoseni kur ndjeni se partneri mund të fsheh diçka. Për më shumë, lexoni nënëtë “alarmet” që duhet t`ju zgjojnë.
- Flet në një mënyrë formale dhe të largët
Thënia e famshme e Bill Klintonit: “ Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me atë grua” është e famshme pasiqë është “alarm”. Ai përdori “nuk kam” në vend të zakonshmes “s`kam”, ndëesa “atëgrua” e tha me qëllim që të distancohet ngae vërteta e hidhur. Shpesh tek gënjeshtarët e hasim fenomenin e eliminimit të përemrit “UNë”, me qëllim që të distancohen nga rrëfimi.
- Ndryshime në ngjyrën dhe tonin e zërit
Ju jeni gjysëm agjente e FBI në këtë rast, pasiqë e njihni mirë partnerin tuaj dhe i dini modelet e zakonshme të zërit të tij, andaj është e vështirë që të gënjeheni.
- Ka nevojë për kohë të gjatë derisa të përgjigjet në pyetje
E thënë troç, e vërteta nuk ka nevojë për kohë që të formulohet, kjo vazhdon edhe për tekstet dhe sms.
- Përgjige të gjata dhe të komplikuara ndaj pyetjeve të thjeshta
Kjo është edhe një indikator se gënjen, pasiqë nënvetëdija e rrefuzon këtë gjë, mirëpo i duhet kohë derisa të gënjejë vetveten.
- Ndryshimi i temës
Rrefuzimi të flasë për një temë të caktuar, gënjeshtari e bën duke ju pyetur juve. P.sh. “Nuk është me rëndësi se ku isha unë mbrëmë, por ku ishe TI?”.
- Teprica e detajeve për një temë tjetër që ju nuk dëshironi ta flisni
Në thelb, të gjithë e urrejmë gënjeshtrën dhe nuk jemi të mirë në të, andaj fillimisht do të flisnim për miliona gjëra të tjera të vërteta.
- Gjuha e trupit nuk përputhet me fjalët
Kur i dashuri juaj ju gënjen se si shoku i tij u deh aq shumë dhe filloi të vjellë kudo, e më pas shkuan në banesë që të ndërrojnë rrobat dhe të bëjnë dush, e që e tërë kjo zgjati 4 orët që ju nuk e dinit ku është. Në këtë rast kontrolloni shprehjet e fytyrës dhe të trupit, nëse lëviz kokën për “jo” dhe ju thotë me gojë po, apo nëse qesh me vetëkënaqësi kur duhet të ndjehet keq, janë shenja të gënjeshtrës.
- Të rrefuzojnë apo të largohen nga diskutimi
A keni vërejtur se si mashtruesit që janë fajtorë ndjehen të ofenduar kur ju dyshoni tek ata? Kjo ndodh pasiqë dëshirojnë të largohen nga diskutimet në të cilat duhet të gënjejnë.
- Nëse mbikompenson me fjalë
Të themi sinqerisht…këto janë lajme të këqija. Ne mendojmë se i dashuri juaj proteston shpesh me fjalët “sinqerisht, seriozisht dhe me të vërtetë”, dhe përdor shumë “kualifikues” si “ me sa e di unë” apo “sa mund të më kujtohet”.
Zbulimi i pavetëdijshëm i gënjeshtrave është shumë i zhvilluar tek njerëzit andaj juve edhe nuk ju duhen këshilla. Nëse ndjeni se diçka nuk është në rregull, kushtoni vëmendje./kosovarja.ch/