-1 C
Priština
More

    Votohet pro miratimit të “Viagrës femërore”

    spot_imgspot_img

    Paneli i Asociacionit të Ushqimit dhe Barnave (Food and Drug Association) ka rekomanduar miratimin për një bar eksperimental me qëllim të rritjes së libidos femrërore. Pas rrefuzimit dy herë, komiteti i FDA-së ka votuar pro miratimit të viagrës femërore.

    Ndryshe nga Viagra, e cila rrit qarkullimin e gjakut, Flibanserin ndryshon kiminë e trurit e cila së pari ishte e krijuar si antidepresant. Por, përfundimisht, ajo përdoret për të ndihmuar femrat që kanë epsh apo libido të ulët. Një nga dhjetë gra kanë çrregullime hypoaktive seksuale, gjë që është mungesa e vazhdueshme biologjike e libidos. Dhe, FDA raporton se 43% e femrave kanë një formë të mosfunksionimit seksual – e cila është më e lartë se numri i meshkujve (31%).

    Shumica e femrave mbështesin miratimin e barnave. Ato madje kanë filluar fushatën për të luftuar pabarazinë se si barnat për mosfunksionim seksual vihen në dispozicion. (Janë 26 barna të aprovuara nga FDA për mosfunksionim seksual, por asnjë lloj bari i aprovuar tek femrat). Megjithatë, ekziston një koalicion i udhëhequr nga rrjeti kombëtar i shëndetit të femrave që kundërshton këtë miratim për shkak të rreziqeve shëndetësore.

    Por, argumentet më bindëse për barnat janë marrë nga dëshmia e më shumë se 11,000 femrave që morën pjesë në testimin klinik të pilulës.

    “Unë duhet të jem në gjendje që të vërtetohem nëse Flibanserin ia vlen për dobitë e trajtimit”, thekson Amanda Parrish, e cila ka shpjeguar eksperiencën e saj për libido të zvogëluar gjatë martesës së dytë, dhe për këtë arsye ka vendosur të marrë pjesë në testimin klinik.

    Burim: elle.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...