- Sa shumë seks keni. Meshkujt kurrë nuk do të pushojnë së lavdëruari për këtë fakt, edhe pleqtë mund ti dëgjosh duke u lavdëruar për jetën e tyre të shkëlqyer seksuale.
- Sa jeni e relaksuar. Meshkujt ndjejnë krenari nëse nuk jeni si vajzat tjera, përkundrazi jeni e relaksuar dhe e qetë dhe nuk e bëni të madhe nëse ai del deri vonë me shokët.
- Netët e juaja të takimit. A keni patur takim të mrekullueshëm? A konsiderohet go-karting si takim? E pra meshkujt lavdërohen për kësisoj gjërash.
- Si kaloni në punë. Normalisht që ai do te krenohet me arritjet e juaja, ndoshta ua thotë të gjithëve se sa e rëndësishme është puna juaj. Ndoshta edhe mban ndonjë kartë biznesi me emrin tuaj në të.
- Të gjitha gjërat “mashkullore” që ju pëlqejnë. Partnerit tuaj i pëlqejnë të gjithë hobitë e përbashkëta. Nëse mund të shkoni bashkë për ndonjë lojë futbolli apo të luani video lojra në mbrëmje, të gjitha këto janë pjesë e lëvdatave.
- Tregimi juaj se si jeni takuar. Ndoshta nuk do e tregojë të njejtin version sikur ju, por nëse keni një tregim të tillë normalisht që do ua tregojë të gjithëve në pijetore.
- Sa shumë argëtoheni së bashku. Nëse ende mund të qëndroni tërë natën në aheng duke patur aventura të ndryshme, ai definitivisht ua tregon miqve të nesërmen.
- Sa keni besim njëri-tjetrin. Besimi është themeli mbi të cilin keni ndërtuar marrëdhënien tuaj. Çështja është, në qoftë se një nga miqtë e tij është ankuar në lidhje me të dashurën e tij e cila kontrollon nëpër telefonin e tij, ai do të bëjë një reagim duke thënë, „e dashura ime nuk e bën këtë.“
- Aftësitë e shkëlqyera për jetë. A jeni kuzhiniere e shkëlqyer? Mund të ndërtoni një karrike nga një pemë e vjetër lisi? Keto gjëra e mahnisin të dashurin tuaj.
- Lidhja juaj psikike. Mund të shikoni në njëri-tjetrin dhe të komunikoni mendimet komplekse si, “Le të dalim prej këtu”, ose, “E din çka, kam ndryshuar mendjen time” … Jo të gjithë kanë këtë lloj komunikimi dhe kjo gjë e bën të dashurin tuaj krenar.
- Sa të mira jeni në dhënien e dhuratave. Dhënia e dhuratave është një art. Nëse i keni bërë ndonjë befasi për ditëlindjen e tij, të jeni të sigurtë se do ua tregojë të gjithëve javën që vijon./kosovarja.ch/