1.7 C
Priština
More

    5 kualitetet që ju bëjnë më atraktive tek meshkujt (sipas tyre!)

    spot_imgspot_img

    Sigurisht që ju pëlqen forma e trupit, por është diçka më tepër se pamja që ju bën tejet atraktive. Andaj anketova ca meshkuj që të kuptoj se çfarë e bën një femër atraktive edhe nën sipërfaqe, dhe ja çfarë thotë raporti.

    Cilat kualitete i vleresojne meshkujt si me atraktive

    Ju jeni të pasionuara për atë që bëni. Nuk do të thotë se duhet të punoni për OJQ që merret me shpëtimin e botësë shpjegon një person. Por merreni me krenari punën që e bëni dhe bëhuni të mirë në atë punë çfarëdo qoftë ajo- unë mendoj se është shumë seksi.

    E dashuroni familjen tuaj dhe atij. Mendoj se u dashurova në të dashurën e tashme kur ajo u shtri në dyshemenë e kuzhinës sonë që të luajë me mbesën time për dy orë rresht thotë një person tjetër. Ajo e trajton familjen time si të ishte e saj dhe kjo gjë më bën të mendoj se sa shumë e dashuroj atë person.

    Keni jetën tuaj personale. Nuk dëshiroj të refuzohem, por kur i shkruaj se dëshiroj të takohemi dhe më thotë se nuk mundet për shkak të planeve tjera, më bën të ndjehem sikur ajo është tepër e kërkuar dhe unë duhet të ndjehem me fat kur ka kohë për mua.

    Jeni të shpejtë me buzëqeshjet. Buzëqeshja ju bën më atraktive në dy mënyra: Fizikisht, sepse kush nuk do të donte të shikojë një buzëqeshje të madhe përgjatë një fytyre femërore, thotë një mashkull. Mirëpo gjithashtu edhe në nivel emocional, sepse kur ju qesheni shumë, unë mendoj se jeni person i hareshëm, dhe personat e hareshëm automatikisht janë më atraktivë se njerëzit që janë në mënyrë konstante të shqetësuar.

    Di si të tregojë barcoleta. Partnerja ime e tashme më ka bërë të qesh një orë rresht thotë një djalosh. Një sens për humor është gjëja më atraktive që një femër mund të posedojë. Nëse ajo qesh me ngacmimet e mia dhe më ngacmon prap, është gjëja që më bën të vazhdoj lidhjen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...