1.7 C
Priština
More

    Si të humbisni pesë kilogramë deri në mbrëmje!

    spot_imgspot_img

    Gjatë pushimit apo kur jeni të ngarkuara me shumë punë, keni harruar të ushtroni, dhe dy deri në katër kilogram papritur ngjiten në trupin tuaj.

    Cilado qoftë arsyeja, mos lejoni që frustrimi për shkak të kilogramëve të tepërt të ju ndalojë që të tregoni atë që keni. Ju e dini si të ktheni në gjendjen normale (ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet, bla, bla, bla), por çka nëse deri nesër ju duhet të dukeni e dobët dhe seksi, ja disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë që në shpejtësi të dritës të dukeni (dhe të ndiheni)  fit dhe e shtrënguar!

    Rrobat të cilat vizuelisht ngushtojnë
    Theksoni belin me pantallona apo xhinse me bel të cekët. Duhet që të ju rrinë pakës të ngushta (por jo aq shumë). Me bluzë dhe pantallona me ngjyrë të çelët mund të dukeni më e plotë, ashtu si me rroba me pled apo me vija të gjera. Rregull – rrobat me ngjyrë sa më të mbyllët, figura duket më e imët. Bluzat duhet të jenë më të ngushta dhe mundësisht me dekolte. Nëse shpresoni se me bluzë më të gjërë do ti fshihni kilogramët e tepërt,  dijeni qe do të dukeni edhe më glomaze.

    Takat janë të obligueshme
    Kjo është mënyra më e shpejtë për humbje të kilogramëve. Kjo ka lidhje me proporcionet. Nëse jeni të gjata 165 cm dhe keni 58 kg, me taka do të jeni të gjata së paku 170 cm dhe do ti keni kilogramët e njëjtë. Por, kujdes! Nëse jeni e gjatë 180 cm, me taka shumë të larta do të bëheni e stërgjatë, pra me kujdes zgjidhni lartësinë e takave.

    Make up në minimal
    Theksoni mollëzat si në vijim, që të fitoni efekt të faqeve më të ngushta. Nen mollëza përdorni bronzer, ndërsa ato theksoni me pudër të ngurtë ngjyrë shampanje.

    Shkëlqeni. Krijoni iluzion duke përdorur losion me shkëlqim apo vaj për trup. Grimcat të cilat reflektojnë dritën do ta heqin vëmendjen nga pjesët problematike. Dekolteja le të duket e bujshme. Kjo është një trik i thjeshtë. Me dekolte të bujshëm, beli duket më i dobët. Në mes të gjinjve aplikoni bronzer pluhur i cili është dy nuanca me i mbyllet se ngjyra e lëkurës suaj dhe në moment ju keni dekolte të bujshme.

    Poza
    Si të dukeni më e gjatë duke ecur. Krahët mbani mbrapa dhe poshtë, dhe mbani trupin drejtë ashtu që barkun ta fusni brenda. Në ketë mënyrë barku do të ju rrafshohet dhe prapanica do të ju duket më mirë. Rini dhe uluni drejtë. Paramendoni se në maje të kokës keni një lirat të lidhur i cili ju tërheq lart. Qëndrimi juaj i ri do të rrezaton vetëbesim dhe do të ndiheni 10 cm më e gjatë.

    Si ta rrafshoni barkun. Një seri e fuqishme e ushtrimeve abdominale do ti mban ato te shtrënguara tërë natën, pohojnë trajnerët. Rreth tridhjet rokada të pjesës së sipërme të trupit (duart përmbi kokë duke kthyer torzonë nga një anë në anën tjetër, derisa ijët dhe gjunjët duhet të mbesin të palëvizshme).

    Modelet e flokëve të cilat vizualisht zgjasin figurën
    Nëse keni flokë të shkurtra, ndani fijet dhe shprishni ato që të duken më voluminoze. Flokët e shkurtra me fenirim të rregullt do të ju bëjnë të dukeni më e plotë. Ndërsa flokët e gjata duhet të jenë të limuara dhe të rregullta, pohojnë ekspertet. Nëse drejtoni flokët e gjata, menjëherë do të dukeni më e dobët.

    Ndani flokët në mes. Fijet e ndara në mes bëjnë që optikisht fytyra e rrumbullaket të duket më e ngushtë. Nëse keni balluke krihni ato nga vija e vetullave në drejtim të mollëzës.
    Fijet më të çelëta. Me disa fije me ngjyrë më të çelët fytyra do të duket më e ngushtë. Nëse nuk keni kohë të shkoni te frizeri, me ngjyrë për një përdorim lyeni fijet afër kaheve, qafës dhe fytyrës.

    Ushqimi magjik

    Pini shumë ujë. Pini se paku 8 deri në 10 gota ujë gjatë ditës dhe për 24 orë do të qitni shumë lëngje, pohojnë nutricionistët. Duke pirë shumë ujë do ta shpejtoni metabolizmin dhe do ta hiqni kripen nga trupi. Sa më shumë ujë qe pini, aq më pak lëngje të tepërta do të mbeten në organizëm.

    Hani freskët.  Në vend të lëngut në mëngjes hani një frutë të freskët. Kjo do ta shpejton tretjen, thonë ekspertët për ushqim. Kjo mund të ju ndihmojë që me sukses ta kryeni  „ËC misionin“ e mëngjesit, dhe në këtë mënyrë do ta rrafshoni barkun shumë shpejt. Përveç kësaj, ushqimi i freskët është shumë më i shëndetshëm.

    Mënjanoni gazrat. Harroni ushqimin i cili tretet vështirë si lakrat, fasulja, ushqimi i fërguar apo i yndyrshëm dhe ne vend të këyre hani fruta të kuqe apo grejfrut. Në këtë mënyrë do të ngiheni, por nuk do të fryheni.

    Zvogëlojeni sasinë e karbohidrateve. Mos hani karbohidrate të thata. Picat dhe pastat bëjnë qe lëngjet e tepërta të mbesin në organizëm dhe shkaktojnë të enjturën të cilën dëshironi ta mënjanoni.

    Harroni kripen.  Në mënyre që të mos fryheni, mos përdorni ushqime me sasi të lartë të kripës. Çipsat dhe kokoshkat janë fajtorët kryesor, por edhe shumë pije të gazuara joalkoolike dhe keksët me kalori të ultë përmbajnë sasi të mëdha të kripës, për këtë arsye gjithmonë lexoni përmbajtjen në paketim.

    Qëndroni larg alkoolit. Nëse pini sasi më të madhe të cilësdo pijes alkoolike, keni mundësi serioze që të dehidroni. Kjo do të thotë se 8 deri 10 gotat e përmendura, kur përdorni alkool organizmi juaj do ti përdor për të kompensuar sasinë e ujit, në vend se ti përdor për luftë me etjen e padëshiruar. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...