9.7 C
Priština
More

    Çka e shkakton infertilitetin?

    spot_imgspot_img

    Çka e shkakton infertilitetin? Mësoni të vërtetën pas këtyre 8 miteve

    Që kur isha vajzë e mitur, ëndërroja që të kem fëmijë, por kur u bëra 22 vjeçare fillova të dëgjojë disa nga mitet më të dalluara në lidhje me atë se çka e shkakton infertilitetin, dhe shqetësohesha se kurrë nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë. Edhepse shumica prej nesh mendojnë se i kanë të gjitha informacionet në lidhje me seksin dhe riprodhimin, ne jemi të ekspozuar ndaj shumë thashethemeve dhe informatave të gabuara në lidhje me infertilitetin. Dhe, kjo mungesë e të kuptuarit në lidhje me faktet themelore të pjellorisë dhe infertilitetit mund të shpie në panikë.

    Mos informimi rreth infertilitetit mund të shpie në shumë probleme – duke i inkurajuar femrat të lindin sa më shpejt dhe të kenë fëmijë në moshë të hershme. Në vazhdim po ju paraqesim 8 mite të infertilitetit dhe arsyet për t’ju ndihmuar mos të keni panikë, por të bazoheni në fakte reale të pjellorisë.

    Miti 1: kontrolli ndaj lindjes mund t’ju bëjë përkohësisht jopjellor

    Miti: shumica e femrave mendojnë se duhet të kalojë kohë e gjatë derisa trupi i tyre të mësohet nga hormone e kontrollit të lindjes, dhe se kur të ndalojnë së konsumuari mund të vonohet aftësia e tyre për të ngelur shtatzënë.

    Realiteti: në fakt, femrat mund të ngelen shtatzënë mënjëherë pas ndërprerjes së barnave për kontroll të lindjes, madje edhe brenda muajit të parë. Edhepse trupi i femrës mund të ndryshojë qysh nga marrja e pilulave për kontroll të lindjes, megjithatë këto pilula nuk ndikojnë në fertilitet.

    Miti 2: Periudhat e çregullta mund të jenë shenjë për probleme infertiliteti

    Miti: shumë femra mendojnë se nëse kanë cikle jo të rregullta menstruale mund të kenë probleme gjatë konceptimit.

    Realiteti: jo domosdoshmërisht. Të pasurit cikël të parregullt menstrual do të thotë se femra mund ta ketë më të vështirë parashikimin e ovulacionit, dhe ndonjëherë mund edhe mos të evoluojë, duke e bërë konceptimin më të vështirë gjatë këtyre muajve. Periodat e vazhdueshme të çrregullta mund të barazohen me më pak perioda gjatë vitit, dhe kjo rezulton në më pak shanse për të mbetur shtatzënë në vit.

    Miti 3: fertiliteti nuk kufizohet nga mosha

    Miti: shumica e femrave bëjnë fëmijë më vonë, kështuqë kjo do të thotë se mund të pushojnë dhe se nuk e kanë të caktuar.

    Realiteti: kjo varet. Kuptohet që femrat nuk nguten për të bërë fëmijë sepse dëshirojnë të jenë më përgjegjëse dhe të sigurta. Ata ndalojnë së bëri fëmijë deri sa nuk arrijnë shkallën e duhur të karierës së tyre. Por mashtrimi është se vitet iu ikin atyre.

    Konceptimi në moshë më të vonshme gjithashtu rrit rrezikun për ndërlikime gjatë shtatzënisë, si diabeti gestacional dhe fetus me kromozom. Femrat duhet të jenë të kujdesshme sidomos atom bi moshë 35 vjet.

    Miti 4: PCOS(sindrom ovarian policistik) dhe Endometrioza= Infertilitet

    Miti: unë kam sindromin ovarian policistik apo endometriozën që do të thotë se nuk jam në gjendje të ngelem shtatzënë.

    Realiteti: deri në 10% të femrave kanë komponentë të sindromit policistik dhe përafërsisht 6-10% e femrave kanë endometriozë, një kusht present në gjysmën e femrave me infertilitet. Këto kushte nuk sjellin deri në infertilitet por ndonjëherë është mirë që femrat të përballen me këto çështje shëndetësore dh etë kërkojnë ndihmë.

    Miti 5: problemet e infertilitetit janë të trashëguara

    Miti: nëna ime kishte probleme me konceptimin, kështuqë do të kem edhe unë.

    Realiteti: aborti është shumë i zakonshëm në mesin e të gjitha femrave, duke supozuar nga 10-25%. Megjithatë këto janë raste të rrala sepse infertiliteti e bën të pamundshme për ë kaluar në gjeneratën e ardhshme.

    Miti 6: nëse nuk ngeli shtatzënë nga seksi i pambrojtur, nuk do të mbetem kurrë më

    Miti: kam pasur seks të pambrojtur në të kaluarën dhe nuk kam ngelur shtatzënë, kështuqë do të jem jopjellore.

    Realiteti: një studim i meshkujve dhe femrave të pamartuar mes moshës 18-29 ka zbuluar se 19% e tyre besonin se nuk mund të ngelnin shtatzënë. Krajewski thekson se shanset e një gruaje [ër të ngelur shtazënë janë relativisht të ulëta dhe se shanset e përgjithshme mund të rriten me kalimin e kohës. Për shembull grate mes moshës 25-29 kanë shanse 78% për të ngelur shtatzënë brenda vitit.

    Miti 7: çështjet e infertilitetit janë problem i gruas

    Miti: kur çiftet kanë problem të riprodhohen, kjo ndodhë për shkak se gruaja ka probleme të pjellorisë.

    Realiteti: shumica e meshkujve nuk e mendojnë këtë, por duhet të dijnë se të dy partnerët kanë shanse të barabarta për infertilitet. Sipas shoqërisë amerikane për riprodhim, rreth një e treta e infertilitetit i atribuohet partnerit mashkull, një e treta partnerit femër dhe një e treta të dy partnerëve.

    Miti 8: ju mund “thjeshtë të thuani” se jeni jopjellor

    Miti: kam vetëm një “ndjesi” se nuk mund të jem pjellore. Trupi im sigurisht më thotë diçka.

    Realiteti: disa femra thjeshtë kanë një ndjesi se nuk mund të mbeten shtatzënë. Edhe para konceptimit disa mendojnë se do të kenë probleme në të ardhmen.

    Ndjenja nuk tregon fakte. Gjinekologja Colleen Krajewski sugjeron që femrat të injorojnë ankthin e brendshëm. Përkundrazi ato duhet të gjejnë burimin e kësaj, se a vjen nga raporti me partnerin, dëshira për tu konceptuar, kundërthëniet në lidhje me fëmijët, presioni i jashtëm, stresi i lidhur me karrierën dhe frika./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...