6.7 C
Priština
More

    6 hapa si të përgatiteni për vendosjen e IUD (siprales kontraceptive)

    spot_imgspot_img

    Nëse po mendoni për vendosjen e pajisjes intrauterine (IUD-IntraUterine Device – Spiralja Kontraceptive) dhe nuk dini si të përgatiteni, atëherë mos u shqetësoni: jeni në hapin e parë drejt sigurimit të mbrojtjes afatgjatë nga shtatzënitë e padëshiruar. Ndër të gjitha kontraceptivët, pajisjet intrauterine janë mënyra më e mirë për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar, në fakt është 94% efikase duke e bërë tërësisht të besueshëm. Me këtë statistikë, nuk është fare çudi pse femrat zgjedhin këtë lloj metode kontraceptive.

    Por, pavarsisht efektivitetit dhe përshtatshmërisë së kësaj pajisje, një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se numri i të rinjve për përdorimin e metodave kontraceptive mbetet mjaft i ulët. Barnat, për femrat e të gjitha moshave, mbetet metodë e preferuar e kontrollit të lindjes, me vetëm 8% të femrave që përdorin pajisjen intrauterine. Disa arsye kanë të bëjnë me koston e lartë e cila mund të arrijë shifrën deri $1000, por disa kompani sigurimi mund ti mbulojnë këto harxhime.

    Dhe, sa më shumë që femrat edukojnë veten dhe shëndetin e tyre, edhe numri i këtyre pajisjeve është në rritje. Në vitin 2002, vetëm 2,4% e femrave kishin përdorur këtë pajisje. Në vitin 2007, numri u rrit në 5,5% dhe tani është deri në 8%. Pra, nëse vendosni për këtë lloj pajisje po ju paraqesim këto 6 hapa si të përgatiteni.

    1. Takoni gjinekologun tuaj për konsultë mjekësore dhe STI testin

    Fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se të vendosni se çfarë lloji dëshironi të vendosni. Duhet të diskutoni me një profesionist për procedure në detaje dhe ti shihni rreziqet potenciale, por arsyeja kryesore është të siguroheni se nuk keni ndonjë sëmundje seksuale transmetuese (STI). Studimet kanë gjetur se femrat me sëmundje seksuale të padiagnostifikuar nëse vendosin pajisje intrauterine, mund të përfundojnë me sëmundje inflamatore të pelvikut. Prandaj edhe është i rëndësishëm testimi para vendosjes së pajisjes intrauterine.

    1. Informohuni për mundësitë e ndryshme të pajisjes intrauterine

    Ekzistojnë më shumë lloje të këtyre pajisjeve në treg, kështuqë është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për dallimet e tyre në mënyrë që të zgjidhni opcionin e duhur. Përveç dy opcioneve tradicionale – Mirena, një pajisje intrauterine që liron hormone dhe Paragard, pajisje pa hormone – ekziston tani Skyla, një pajisje edhe më kompakte që liron hormone.

    Mirena është një pajisje plastike intrauterine që përmabn hormonin progestin dhe mund të zgjasë deri në 5 vjet. Gjithashtu mund t’ju ofrojë perioda më të lehta. Paragard është pajisje prej plastike dhe bakri dh enuk përmban hormone, dhe është zgjidhje ideale për femrat që duan kontroll të lindjes tërësisht natyror. Paragard mund të qëndrojë në trupin tuaj deri në 12 vjet.

    Skyla është pajisje intrauterine më e vogël në treg, dhe është projektuar për femrat që nuk kanë ndërmend të kenë fëmijë. Ngjashëm me Mirena, Skyla është poashtu prej plastike dhe liron progestin, përveç se madhësia e saj është më kompakte, zgjat për vetëm 3 vjet.

    1. Lajmëroni kompaninë tuaj të sigurimit

    Nëse keni sigurim, ndoshta mund të jeni me fat. Jo të gjitha kompanitë e sigurimeve mund të mbulojnë harxhimet për vendosjen e pajisjes intrauterine. Disa nga këto kompani mund të mbulojnë procedure por jo edhe koston e pajisjes, ose anasjelltas. Çdo plan i sigurimit është i ndryshëm kështuqë përgatituni për të harxhuar shumë kohë duke i kontaktuar ata.

    1. Gjeni se ku dëshironi të merrni pajisjen intrauterine

    Këtu vjen në shprehje plani juaj i sigurimit (nëse keni). Duhet të pyesni kompaninë tuaj të sigurimit për ofrimin e kujdesit shëndetësor që do të mbulojë plani juaj i sigurimit. Gjinekologu juaj mund t’ju ofrojë këtë shërbim ose jo – ju duhet ta pyesni atë. Nëse nuk keni mbulim sigurimi, atëherë çështja mbetet që pvrmes gjinekologut tuaj të vendosni.

    1. Caktoni konsultën për ditët e para të menstruacioneve tuaja

    Duhet të keni në considerate vendosjen e pajisjes gjatë kohës kur i keni periodat apo menstruacionet. Edhepse mund ta vendosni edhe në çdo kohë të muajit, por është më mirë gjatë menstruacioneve sepse cerviksi juaj është më i hapur, dhe do të lehtësojë dhimbjen gjatë procedures.

    1. Përgatituni për procedurën

    Edhepse vendosja e pajisjes intrauterine nuk është ndonjë procedurë e madhe, ajo prap mbetet procedurë mjekësore dhe kërkon përgatitje fizike si dhe emocionale. Disa nga pacientët theksojnë se kjo procedurë nuk është shumë e dhimbshme, përderisa të tjerë e kanë krahasuar këtë përvojë si “futje të shigjetave në mitër”. Secili është i ndryshëm.

    Femrat që nuk kanë pasur fëmijë, përjetojnë më shumë dhimbje se sa ata që kanë pasur, por sidoqoftë është mirë të përgatiteni mentalisht se pas insertimit mund të keni gjakderdhje pa marrë parasysh historinë tuaj të shtatzënisë – kështuqë përpiquni ti shmangeni punës ose çfarëdo aktiviteti fizik pas insertimit, nëse është e mundur.

    Mënyra më e mirë për tu përgatitur është të shkoni mendjehapur dhe të kuptoni qartë se çfarë ju pret, duhet të dini se po futni trup të huaj brenda jush dhe nuk bëhet fjalë thjeshtë për një shetitje në park. Mjekët sugjerojnë të merrni gjithashtu ibuprofen para procedurës që t’ju lehtësohen dhimbjet.

    Duhet të shkoni për konsultim me mjekun katër deri në gjashtë javë pas insertimit të pajisjes për tu siguruar se gjithçka është në rregull. Dhe nëse gjithçka funksionon mirë, ju do të lrioheni nga shtatzënia e padëshiruar për 3 deri në 12 vitet e ardhshme!/kosovarja.ch/

    Foto: www.elle.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...