Kur bëhet fjalë për pyetjen se çfarë pëlqejnë meshkujt, përgjigja duket shumë e drejtpërdrejtë – një zonjushë tërheqëse. Por, meshkujt e vërtetë janë më të thellë se kaq, ose të paktën një mashkull me cilësi me të cilin e paramendoni të kaloni jetën. Në fakt, ka shumë gjëra që meshkujt pëlqejnë për partneret e tyre e të cilat zakonisht vet femrat nuk i vërejnë ato. Po ju paraqesim gjashtë cilësi që meshkujt parapëlqejnë tek ju.
- Sytë tuaj
Ne priremi gjithmonë të paragjykojmë meshkujt se ata pëlqejnë vetëm pjesët tona më intime, mirëpo shumë meshkuj tërhiqen nga sytë e një femre. (ato janë dritare e shpirtit, parasëgjithash). Kontakti me sytë në fakt është komponenti më i rëndësishëm për të rënë në dashuri dhe për tu lidhur me dikë.
- Dashuria juaj për miqtë tuaj
Meshkujt vlerësojnë besueshmërinë, kështuqë duke ju parë se si kujdeseni për miqtë tuaj, kjo paraqet një ndjesi të veçantë për ta. Ata konkludojnë se nëse silleni mirë me miqtë dhe jeni të besueshëm ndaj tyre, poashtu do ti jeni besnik edhe partnerit.
- Optimizmin tuaj
Duke shikuar anën më të ndritshme, madje edhe kur gjërat ta shpifin, nuk është e lehtë. Por, shumë meshkuj e vlerësojnë aftësinë e partnerëve të tyre që të mund të përballojnë situata jo të këndshme. Ata gjithashtu vlerësojnë pozitivitetin tuaj për dukuritë negative që ndodhin në jetën e tyre si dhe mbështetjen tuaj pë ti ndihmuar ata që të shohin më të mirën.
- Gjallërinë tuaj
Është diçka shumë tërheqëse kur një femër e di se çfarë dëshiron- dhe më pas shkon pas saj. Meshkujt ju pëlqejnë të frymëzohen nga partnerët duke shikuar energjinë dhe vullnetin e plotë mbi veprimet në jetë. Ata pëlqejnë të merrni kontrollin për shumë gjëra në jetë, dhe jo për shkak të thënies “pas çdo burri të suksesshëm, fshihet një grua e fortë”, por më shumë në kuptimin se meshkujt ngazëllehen të kenë një partner të barabartë, i cili qëndron gjithmonë në krah me ta.
- Natyrshmërinë tuaj
Ju mund të mendoni se punxhi juaj është i çrregullt, keni dhëmbë të mëdhenj apo erë djerse në trup, por jeni në gabim pasi kjo nuk u pengon atyre aspak, vajza. Meshkujt pëlqejnë kur ju jeni natyrale – kjo i bën të ndjehen të qetë dhe të lumtur duke ju parë ashtu të relaksuar. Pra, jini vetvetja dhe natyrale dhe padyshim që ai do çmendet pas jush.
- Trurin tuaj.
Nëse mund ti mësoni diçka të re një mashkulli, ai do të magjepset gjithmonë. Kjo është arsyeja pse duhet të tregoheni mendje- mprehtë dhe ti paraqitni aftësitë tuaja të çmendura pasi kjo është mënyrë e pagabuar për të fituar zemrën e një mashkulli. Meshkujt me cilësi respektojnë dhe kërkojnë femra të zgjuara. Ashtu edhe duhet të jetë. Pra, mos e hidhni veten poshtë për asnjë moment dhe jepni më të mirën nga vetja!/kosovarja.ch/