1.1 C
Priština
More

    75 % e femrave prekën nga ky lloj infeksioni…

    spot_imgspot_img

    Infeksionet më të zakonshme fungale janë kandida dhe dermatomikoza.

    Kandida (Candidiasis)

    Kandida prek më shumë se 75% të femrave, dhe në 10% të rasteve është problem i përhershëm. Në rrethana normale, niveli i kandidës rregullon sasinë e bakterieve të shëndetshme. kur prishet raporti bakterie- kandida, psh. përdorimi i antibiotikëve apo rënia e sistemit imunitar, kandida rritet ndjeshëm duke rezultuar në shfaqje të infeksionit.

    Zonat më të prekura zakonisht janë: lëkura, thonjtë, zgavrra e gojës si dhe mukoza e vaginës janë vendet ku kandidiaza zakonisht manifestohet. Antibiotikët që mirren në doze të madhe në rrugë orale, ndryshojnë florën e zorrëve duke bërë që të shumohen kërpudhat dhe të përhapet kandida drejpërdrejtë në zorrë.

    Faktorët me predispozitë përfshijnë: diabetin, përdorimin e kontraceptivëve oral, antibiotikët, shtatzënia, imunosupresioni si dhe mosha e vjetër. Sipas studimeve, tregohet se konsumimi i shpeshtë i karbohidrateve si: glukoza, saharoza, fruktoza, mund të jetë një factor me predispozitë për zhvillimin e kandidiazës orale.

    Kandida vulvovaginale

    Karakterizohet me kruarje intensive dhe skuqje të vaginës dhe vulvës, sasisë së bardhë në mukozën e vaginës si dhe rrjedhje nga vagina në formën e djathit.

    Kandida orale

    Manifestohet me inflamacion dhe sasi të bardhë në mukozën orale, pezmatim të gjuhës, irritim dhe skuqje, lagështi e gojës që ndikon në formimin konsekuent të fisureve.

    Rekomandime

    Situata mund të përmirësohet në masë të caktuar, nëse vishni të brendshme prej pambuku të pastër si dhe përdorni sapun pa aromë për të shmangur alergjinë.

    Rekomandimet ushqyese përfshijnë: konsumin e 250 gr kos në ditë me Lactobacillus acidophilus, për korrigjimin e ndonjë deficit të mundshëm të magnezit. Rekomandohet dietë pa majë apo tharrm duke përfshirë bukën, barren, verën, pastaj uthullën, salcë soje dhe salca për sallata, fruta të thata, djathë dhe mish të thatë.

    Fruktooligosaharidet janë grumbullim i sheqerit për të stimuluar rritjen dhe nivelin e bakterieve të shëndetshme në zorrë. Një lugë apo 4 gr fruktooligosaharide në ditë ndikon në përhapjen e bifidu- bakteries në zorrë.

    Infeksionet fungale, sot paraqiten si rezultat i shkaqeve apo arsyeve të ndryshme në krahasim me më parë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...