Trupi i femrës duron metamorfoza të ndryshme për shkak të rrethanave të ndryshme në jetë. Lexoni mendimet e njërës nga bloger-ës dhe nënës Lori Lomas rreth ndryshimeve që kanë ndodhur në trupin e saj, sidomos në vaginë.
“Tani nuk jam më e sigurtë, por e di që më herët kam pasur vaginë të bukur”. Sigurisht, kjo ishte para lindjes sime të parë. Me fëmijën e parë kam përjetuar lindjen për më shumë se 24 orë. Pas 12 orëve nuk isha në gjendje për të ditur as emrin tim.
Sigurisht, ai momenti kur del koka e fëmijës gati sa një dardhë, vërteton se nuk është më vagina e njejtë. Edhepse mjekët gjatë lindjes, më kanë inkurajuar që të shtyjë sa më fort, në fund doli që e kam “tepruar me shtyerje” dhe se janë dashur të më qepin. Këtë dhimbje asnjëherë nuk do ta harroj.
Mjeku më tha se me kohë vagina do të vijë në formë dhe në vendin e vet, dhe se nuk duhej të shqetësohesha. Megjithatë, të jem e sinqertë, unë nuk mendoja shumë për vaginën time sepse fëmija im ishte në incubator. Në fund, gjithçka përfundoi mirë.
Koha kaloi, plagët ishin shëruar dhe penjtë kishin rënë. Megjithatë, vagina nuk ishte e njejta në formë si më parë, dhe buzët e vaginës ishin lëshuar apo varur dukshëm. Kurrë nuk do ta harroj ndjesinë kur kam vënë pasqyrë ndërmjet këmbëve të mia për të parë se si duket vagina tani. Isha e tronditur, ose më mirë thënë e tmerruar. Vagina ime ngjante më tepër me një mëlçi të zier se sa të një organi seksual.
Pas kësaj, nuk kam pasur guximin më asnjëherë ta shikoj vaginën në pasqyrë. Burri im mori pjesë gjatë lindjes sime dhe ishte shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, prandaj edhe nuk ka parashturar shumë pyetje rreth kësaj. Ai thjeshtë ishte i lumtur kur filluam sërish për të praktikuar seks.
Me kalimin e kohës, shtigjet e jetës neve na ndanë, dhe unë tani jam e vetme. Kur të takoj ndonjë partner të ri, nuk e di nëse duhet ta pyes së pari se a e pëlqen mëlçinë? Ose thjeshtë duhet të fiki dritat dhe të shpresoj se nuk do vërejë “asgjë të pazakontë”.
Tani për tani, më ka ngelur vetëm shpresa për të mirë./kosovarja.ch/