- Edhepse jam rritur tani dhe nuk kam aq nevojë sa më duhej më përpara, ti prap se prap do të mbetesh personi i vetëm që dua të kujdeset kur unë të jem sëmurë, sepse ti je ajo që mund ta bësh më së miri.
- E kam thyer atë llampën kur isha 5 vjeç. Ti ndoshta e ke ditur se unë e kam bërë këtë, prandaj edhe të falënderoj që më do prap.
- Tani që jam vet nënë, arrij ta kuptoj se sa shumë më do- dhe të falenderoj shumë.
- Faleminderit që vazhon të ma puthësh kokën pandërprerë në shenjë dashurie.
- Të jam mirënjohëse që ma ke mësuar Coca Cola-n dietale, sepse kurrë nuk do ta kisha kryer fakultetin pa të.
- Ke pasur të drejtë! Ai minifund me të vërtetë ishte shumë i shkurtëpër mua!!!
- Më ke thënë dhjetra herë se sa krenare je me mua – por unë asnjëherë nuk të kam thënë se sa krenare jam me ty. Më ke mësuar me dinjitet si ti tejkaloj pengesat në jetë.
- Nuk e di si e bën, por më dërgon mesazhe dhe më thërret në momentet më të nevojshme për mua.
- Më ke nxitë shumë herë të laj enët e njejta deri sa e kam bërë punën mirë.
- E vlerësoj shumë që nuk më ke hedhur nga shtëpia që në moshë 17 vjeçare, as unë nuk e kam pëlqyer atë version të të jetuarit vetëm.
- E di se kur më thua se “jam lodhur” dhe i ke këpucët “interesante” me sa dashuri flet për mua.
- Dua të të them se recetat e tua të gatimit janë thjeshtë më të mirat!
- Faleminderit që më ke inkurajuar të qëndroj fëmijë sa më gjatë që kam mundur. E kam kuptuar tani pse.
- Faleminderit që më ke mësuar videot për gjimnastikë. Një ushtrim i këndshëm në mëngjes, ishte gjithçka që dëshiroja ta bëja me ty.
- Burri im ka rënë në dashurime mua vetëm sepse di të gatuajë. Dhe unë këtë e kam mësuar falë teje, duke të shikuar ty.
- Faleminderit që më ke ftuar aq shumë miq tuaj të vjetër për dasmën time. Ndoshta atëherë jam nevrikosur në lidhje me këtë, por tani e kuptoj se ata njerëz më kanë dashur, më kanë mbajtur si fëmijë dhe do ti kujtoj gjithmonë edhe kur të mos jesh ti.
- E di që je munduar për më të mirën, edhepse ndonjëherë ta kam thënë të kundërtën.
- Të kam dashur gjithmonë edhepse ndonjëherë ta kam dëshmuar të kundërtën.
- Je kampioni më i forte që e kam pasur ndonjëherë në jetën time.
- Të dua më shumë se gjithçka./kosovarja.ch/