Po ju paraqesim disa shenja pozitive se jeni duke e lënë pas dhe në të kaluarën ishin tuaj dhe po hyni në një periudhë të kënaqshme si dhe të ardhme argëtuese.
- Mund të dilni sërish në mbrëmje me shoqëri dhe të mos fokusoheni në lidhje. Kur ndaheni me dikë, sigurisht që mendoni si të krijoni lidhje të re dhe ti hudheni ndonjë mashkulli. Ju mund të kënaqeni thjeshtë edhe në shoqëri të mikeshave tuaja, pa praninë e ndonjë mashkulli.
- Mund të ndëgjoni sërish “këngën tuaj” të preferuar. Të ndëgjoni këngën tuaj të përzgjedhur në radio nuk ju bën përshtypje si parë dhe t’ju emocionojë.
- Mund të ndesheni me këmishën e tij dhe mos ta vëreni fare se i ka takuar atij. Muajin e kaluar e keni llogaritur si një shenjë magjike, ndërsa tani thjeshtë ju duket si një copë e venitur apo diçka që mund ta përdorni për maskenball.
- Keni gjetur fantazi të reja të kënaqësisë. Kur kaloni kohën tuaj të lirë e vetme, nuk mendoni në ishin tuaj për të arritur orgazëm, këtë mund ta arrini edhe me vetëkënaqje.
- Nuk bëheni keq nëse ai del në takim. Do të ishte gjë shumë e mirë nëse nuk do të ndjenit asgjë. koha e tregon më së miri deri sa ju të mos brengoseni fare për të.
- Shihni ëndrra stresuese. Kjo mund të duket kontradiktore, por ju mund të filloni të shihni ëndrra të çuditshme pas periudhës së ndarjes nga ishi. Trupi juaj është i destinuar për të mbajtur zi për të, dhe gjatë vetëkënaqjes suaj mund të çmendeni nga pak. Do të mësoheni me kohë.
- Nuk takoheni me meshkuj që i ngjajnë atij. Nuk tentoni të gjeni dike që di përngjajë atij sepse ka arsye pse jeni ndarë nga aid he nuk duhet të ketë zëvendësim.
- Ju gjithashtu nuk kërkoni tipin e kundërt të tij. Nëse jeni të dhënë pas meshkujve të këqinj vetëm sepse dëshironi të shmangni djemtë si ishi juaj, kjo nuk është zgjidhje dhe kjo tregon se jeni ende e lënduar nga kjo ndarje.
- Miqtë tuaj ndjehen të lehtësuar. Ata ju duan juve, me të vërtetë! Por, gjithashtu duan edhe shokun e tyre, vlerësimet e vazhdueshme që ishi juaj do të thoshte me të vërtetë:”Shpresoj që mund të gjeni lumturinë një ditë”.
- Ju nuk krahasoni meshkujt tjerë me ishin tuaj. Sigurisht që do bëni pak krahasime të tipit:”ky mashkull është shumë më i mirë se ishi im” por nuk do merreni shumë me këtë sepse jeni e zënë me lidhjen e re.
- Pajtoheni të kaloni kohën vetëm. Shumica e njerëzve pas ndarjes nuk mund të kalojnë kohën të vetmuar. Kush dëshiron të jetë vetëm për të shmangur mendimet e këqija? E keni më të lehtë të shkëputeni nga miqtë. Ju mund të qëndroni e vetme dhe të mos bombardoheni nga trishtimi.
- Nuk ju pengon t’ia mbani numrin e tij në celular. Ju ka kaluar tentative për ta thirrur në telefon dhe për ta ngacmuar.
- Nuk zgjoheni me mendimin për të. Ose të fleni gjumë duke përfytyruar atë. Thjeshtë kaloni ditët duke mos menduar për të.
- Nuk tentoni ta bëni xheloz. Nuk dilni në takime vetëm për ta bërë të ndjehet keq, por thjeshtë e shijoni jetën ashtu siç dëshironi, sepse fundja ajo që ju bën të lumtur ka më së shumti rëndësi./kosovarja.ch/