A do ju pëlqente të ishit vajza rezervë e ndonjë tipi?
1. Ju thotë se nëse nuk martoheni deri në të dyzetat, duhet të merreni me njëri tjetrin.
Mirëpo nuk dëshiron që të jetë me ju tani, por pas 20 viteve, kur gjithçka shkatërrohet.
Edhe kur është në lidhje me dikë, atij i pëlqen shoqërimi me ju
Ndoshta ka dikë me të cilën është teknikisht në lidhje, mirëpo prap ju jeni ajo me të cilën shihet dhe bisedon. Jeni me shumë fat?!
2. Ju thotë gjëra si “pse e dashura ime nuk është diçka si ti”
Nuk e dimë, me siguri pasi ju nuk jeni femra e tij ai është në lidhje psikologjike me ju sepse e di se në lidhjen me femrën e vërtetë gjërat nuk funksionojnë.
3. Ju thotë se nuk mund të jetë me ju… momentalisht
Nuk është emocionalisht i gatshëm që të jetë me ju. Ai duhet që ta përjetojë jetën me njerëz të tjerë dhe pret kohën e duhur që të jetë me ju. Edhe kur ajo ditë nuk do të vijë, do të gjejë ndonjë arsye të mirë.
4. Dëshiron të jetë pjesërisht i dedikuar
Dëshiron të jetë me ju mirëpo edhe të ketë mundësinë që të flejë me persona tjerë. JO!!!
5. Flirton me ju por kurrë nuk ndërmerr hap konkret
Edhe ju vini në një situatë që detalisht të rrëfeheni para shoqes suaj se çfarë ka thënë dhe çfarë ka nënkuptuar. “Më do apo jo?”.
6. Ju thërret kur ka problem me të dashurën
Dhe e përsëritë klishenë :”E sheh, pse vallë nuk mundem të flas me të ashtu siç mund të flas me ty?”.
7. Komenton se si ju dy do ishit ideal së bashku, mirëpo nuk ka asnjë qëllim që ajo me të vërtetë të ndodhë
8. Kur jeni së bashku leni përshtypjen se jeni në një film të komedisë romantike, mirëpo në të vërtetë nuk jeni në lidhje
Vetëm se nuk jeni edhe vetëm miq!
9. Gjatë gjithë ditës ju dërgon SMS se si është bezdisur, mirëpo nuk ka kohë që të takohet me ju
Ai ju dërgon porosi në të cilat qartë mund të shihet se i pëlqeni, mirëpo kur vjen deri tek takimi ai gjen arsyetime dhe ndalon së dërguari porosi të tjera.
10. Kur ju keni të dashur, ai nuk pushon së foluri për të
11. Kur ai ka të dashur zhduket, kur ndahet nga ajo rishfaqet!
Nuk keni qenë në kontakt me muaj të tërë gjatë kohës që është me të dhe pastaj, befas rishfaqet kur të jetë ndarë.
Bëni arsyetime për sjelljen e juaj kur jeni bashkë sepse e dini se sjellja juaj nuk është gjithmonë “ok”
12. Ju jeni vetëm një plan shtesë i tij
Për dasma, ahengje, festa, mbledhje familjare… në përgjithësi në çdo situatë që dikush mendon se jeni në lidhje sepse ashtu edhe leni përshtypjen.
13. Ai ju pyet juve për këshilla rreth dashurisë, mirëpo nervozohet kur ju e pyesni atë./kosovarja.ch/