-4.9 C
Priština
More

    A jeni emocionalisht besnike ndaj partnerit tuaj?

    spot_imgspot_img

    Edhe pse këmbimi i SMS porosive, shijimi i momenteve të përbashkëta dhe flirtimi duken të padëmshme, këto procedura në të vërtetë zbulojnë problemet në marrëdhënien tuaj, si dhe gjurmët e tërheqjes emocionale ndaj ndonjë personi tjetër.

    Tradhëtia emocionale është vështirë të dallohet sepse futet ngadalë dhe butësisht në jetën tuaj. Për dallin nga tradhëtia fizike, ajo emocionale nuk ka kufij të definuar prandaj edhe di të jetë më e keqe se seksi tradhëtar.

    Këto janë 4 modele të sjelljes që e rrezikojnë lidhjen aktuale të dashurisë me tradhëti emocionale.

    Gënjeni se jeni vetëm edhe në qoftë se jeni të lidhura me vite

    Fshehja e lidhjes suaj është shenja e parë se diçka nuk është në rregull. Gënjeshtra se jeni single edhe pse jeni në lidhje për një kohë të gjatë u jep të tjerëve shpresë, ndërsa në të njejtën kohë e nënçmoni partnerin tuaj. Me këtë ju tregoni se nuk kujdeseni për ndjenjat e partnerit tuaj e as për lidhjen që keni.

    Shkëmbimi i porosive “argëtuese”

    Shkëmbimi i vazhdueshëm i mesazheve zbavitëse dhe nga pak intime me miqtë për të cilët partneri nuk di gjë, është një lloj i tradhëtisë. Sidomos nëse kur ju arrin mesazh i ri ju “fluturojnë fluturat” në stomak. Para se të lëshoheni në avanturë të tillë, mendoni se si do të ndikojë kjo tek partneri. Paramendoni se jeni në vendin e tij në të njejtën situatë!

    Flirtim i parrezikshëm

    Rrjetet sociale kanë lehtësuar në masë të madhe flirtimin. Gjë që mund të jetë zbavitëse por edhe duhet të ketë kufi. Flirtimi me të tjerët në prani të partnerit, pavarësisht sa i pafajshëm që është, mund të jetë nënçmues për partnerin. Flirti mund të jetë kënaqësi, mund të ju ndihmojë në rritjen e vetëbesimit, mirëpo mund të shëndrohet shpejtë në diçka tjetër. Edhepse kurrë nuk do e tradhëtonit partnerin, tradhëtia emocionale mund të jetë shumë më e rrezikshme se ajo e plota.

    Fantazimi për “mikun”

    Edhepse duket i padëmshëm, vegimi rreth “mikut” me të cilin bisedoni një kohë të gjatë, i cili ju dëgjon më tepër se partneri juaj, është një lloj i tradhëtisë emocionale. Nëse e paramendoni se si do të ishte jeta juaj nëse do të ishit në lidhje me të në vend se me partnerin, e nënvlerësoni lidhjen tuaj. Ky është sinjal se duhet të ndryshoni gjërat në jetën tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...